Jetmiri kritikon Erionin
20/04/10 17:57
Jetmiri shkon në kuzhinë dhe e pyet Jonën nëse i ka
pëlqyer mëngjesi që ka bërë ai dhe ajo përgjigjet se nuk ka ngrënë.
Jetmiri thotë se ajo nuk ka folur fare me të dhe nuk i ka dhënë asnjë
përshtypje për mëngjesin dhe Jona shprehet se Jetmiri po kërkon që ajo
t’a falenderojë duke iu vënë nga pas. Ai i thotë se nëse e ndjen, t’ia
thotë, në të kundërt jo.
Erioni me Kikën qëndrojnë në kopësht dhe komentojnë se Jetmiri po
çuditet për faktin se banorët nuk po i thonë gjë për pseudonimet që u
kishte vënë në mëngjes në tavolinë, pasi Jetmiri nuk e di që Erioni i ka
hequr ato përpara se banorët t’i shikonin. Por në ato çaste, Jetmiri
vjen pranë Erionit dhe e pyet përse i ka hequr letrat që kishte vënë ai
mbi tavolinë dhe Erioni hiqet sikur nuk e ka bërë ai. Jetmiri shprehet
se mëngjesi ka qenë një surprizë për banorët bashkë më pusullat me
pseudonime dhe Erioni nuk duhet të kishte lëvizur asgjë nga tavolina.
Erioni më pas e pranon që ka hequr vetëm disa ushqime nga tavolina për
t’a bërë më të bukur, por Jetmiri thotë se ai nuk duhet t’a kishte bërë
këtë gjë. Erioni thotë se banorët e kanë falenderuar Jetmirin për
mëngjesin e këndshëm që u ka përgatitur. Jetmiri shton se pseudonimet që
u kishte vënë ishin shumë kreative dhe ai donte të shikonte reagimin e
banorëve.

Seldi dhe Jona
kundër Mirit
20/04/10 18:03
Seldi dhe Jona ulen në sallon dhe bisedojnë për
Jetmirin. Aty ndodhet edhe Klodi dhe Manal, por asnjëri prej tyre nuk
mban qëndrim në diskutimin për Mirin. Eridiona fillon që t’i tregojë
Seldit për bisedat që ajo kishte shkëmbyer me Jetmirin gjatë ditës së
sotme. Seldi e pyet dhe Jona i thotë se ndër të tjera Jetmiri i kishte
thënë se përse ajo nuk e kishte falënderuar për mëgjesin. Jona
shfajësohet duke i thënë Seldit se ajo mendonte se autori kishte qënë
Klodi dhe jo Miri. Seldi thotë se Miri nuk ka çfarë të bëjë më tepër
sepse loja e tij ka mbaruar. Seldi e quan Jetmirin një njeri të keq dhe
si i tillë nuk ka se çfarë të bëjë tjetër vetëm të thurë intriga kundër
banorëve të tjerë edhe pse loja e tij filloi me zënka kundër të gjithëve
dhe mbaroi me pajtimin e tij me secilin prej banorëve që ishte zënë më
parë. Sipas Seldit, Jetmiri po fle gjumë sepse s’ka çfarë të bëjë më
tepër. Jona e kundërshton duke i thënë se sado gjumë të flejë një njeri
ai është i përfishrë ashtu sikurse të tjerët në të gjitha zhvillimet dhe
ndodhitë në shtëpi.
Jetmiri Seldit:“Gënjeni veten dhe
publikun”
20/04/10 18:15
Jetmiri thërret Seldin dhe i kërkon që të sqarojnë
keqkuptimet për zënkën e Seldit dhe Domit javën e kaluar ku Jetmiri
kishte qënë shkaku i gjithë zënkave të tyre. Kështu të dy djemtë ulen
pranë pishinës, larg nga pjesa tjetër e banorëve dhe fillojnë të
sqarohen duke thënë se çfarë kishte ndodhur gjatë javës së kaluar.
Jetmiri i thotë Seldit se përse ai ishte bërë xheloz për të kundrejt
Domenikës. Miri i thotë se Seldi ndër të tjera gjatë një klipi kishte
thënë se Domi e kishte fryrë kundër Jetmirit. Seldi mohon gjithçka dhe
thotë se ai e ka bërë gjithçka se ka dashur dhe jo se ia ka kërkuar
Domenika. Seldi thotë se atij nuk i vinte mirë që Domi të krijonte
afrimitet me Jetmirin, pasi ky i fundit e ka mohuar si person atë dhe
nënën e saj. Ndër të tjera Seldi flet me arrogacë dhe i thotë Mirit se
ai është një njeri i keq dhe zemërlig. Jetmiri i thotë se ai po mohon
ato që janë të rregjistruara dhe që janë transmetuar dhe po bëhet
kontradiktor. Seldi i thotë se ai e njeh Jetmirin dhe nuk bëhet xheloz
për të sepse Jetmiri nuk bën pjesë në njerzit që mund t’a bëjnë xheloz.
Jetmiri i thotë: “ti nuk ke si të bëhesh xheloz sepse ti me Domin nuk
keni qënë ndonjëherë bashkë” dhe më pas shton se ata rrinë bashkë vetëm
për të bërë show dhe jo sepse ndjejnë. Seldi i thotë se Jetmiri mund t’a
mbajë mendimin e tij, por ai nuk bën pjesë as në zemrën e tij dhe as në
atë të Domenikës. Jetmiri i thotë se mes Domit dhe Seldit, lidhja nuk
ka ekzistuar kurrë, por gjithçka bëhet vetëm për të bërë spektakël duke u
zënë gjatë javës, diskutohen gjatë spektaklit dhe për t’u pajtuar pas
spektaklit. Ndër të tjera Miri thotë: “boll më se na keni lodhur” dhe
shton se ata të dy po gënjejnë publikun me showu-n e tyre dhe po
gënjejnë edhe njëri-tjetrin duke u shtirur sikur ndjejnë për
njëri-tjetrin. Seldi i thotë se spektaklin po e bën Jetmiri sepse po
shpif gjëra të tilla sepse po mundohet të prishë lidhjen e tyre. Jetmiri
qesh në mënyrë ironike dhe i thotë Seldit se edhe pse ai e mohon,
gjithçka është e regjistruar. Seldi i thotë se ai nuk ka se çfarë të
bëjë dhe merret me lidhjen e tyre dhe i thotë që të shohë gjërat e tij.
Jetmiri i thotë se ai merret me gjërat e gjithësecilit sepse ndodhen në
një shtëpi. Të dy debatojnë duke përdorur diplomaci në shprehje dhe duke
ironizuar njëri-tjetrin. Seldi i thotë Jetmirit se ai bën veprime të
tilla sepse s’ka se çfarë të bëjë më tepër në shtëpi dhe për këtë tani
po merret me lidhjen e tij dhe Domit. Jetmiri i thotë se fakti që po
merret pikërisht me lidhjen e tyre tregon se ka se çfarë të bëjë dhe më
pas shton se deklarime të tilla s’mund të bëjë askush sepse ai është i
vetmi njeri që nuk i kanë munguar asnjëherë idetë brenda shtëpisë. Pas
kësaj të dy largohen në drejtime të ndryshme
top channel