Incidenti dhe komente për
lojën
21/04/10 00:10
Gjatë kohës që luanin Domenika dhe Kika
kishin rolin e fëmijëve më të vegjël që grinden me njëri-tjetrin dhe ngacmohen
vazhdimisht. Kështu për t’a bërë sa më interesante lojën Kika e ngacmon
Domenikën (vajzën e përkëdhelur) dhe banorët qeshin me lojrat e të dyve. Në një
moment Domenika është duke pirë një kola dhe Kika zgjatet për t’ia marrë shishen
nga dora në shenjë loje. Në atë moment Domenika kthehet me forcë duke e lagur
Kikën dhe veten e saj me kola. Kika nuk reagon aty, vazhdon lojën, por jo më
duke ngacmuar Domin. Pas përfundimit të lojës Domi shkon në kushinë dhe aty
shkon edhe Kika. Kika e pyet për lojën dhe mënyrën se si ajo e luan rolin e një
fëmije. Domenika e acaruar i thotë se ai nuk duhet t’a kishte tepruar gjatë
lojës sepse ajo po pinte dhe në raste të tilla nuk mund të luash. Kika i thotë
se gjithçka e bëri për të bërë sa më interesante lojën. Pasi Domi insiston duke
i thënë se ishte një veprim i gabuar nga ana e Kikës, ky i fundit i kërkon
falje duke i thënë se nuk kishte qëllim që t’a lëndonte, por thjesht po luante
me të për hir të asaj loje që banorët kishin planifikuar. Domenika i thotë se
ajo nuk do që ai t’i kërkojë falje, por këtë gjë të mos e diskutojnë më. Kika
ia kthen se ai donte të sqaronte se nuk kishte kurrfarë qëllimi të keq, përveç
kontekstit të lojës që po bënin dhe më pas largohet. Në kuzhinë pas largimit të
Kikës vjen Klodi dhe bashkë me Domin komentojnë lojën ku vajza koplimenton
luajtjen e rolit nga ana e Klodit.
Gatuajnë në mesnatë
21/04/10 00:40
Banorët dalin jashtë dhe bisedojnë duke
komentuar lojën që bënë me pjesmarrjen e të gjithëve. Pas një farë kohe banorët
kërkojnë të hanë përsëri duke thënë se po ndjejnë uri. Kështu Domenika shkon
brenda në kushinë dhe pasi ka marrë edhe mendimin e të tjerëve fillon të
gatuajë krepa. Jashtë të tjerët bisedojnë për gjëra të përgjithshme duke
shkëmbyer herë pas here batuata dhe shaka të kripura mes njëri-tjetrit. Pas
Domenikës në kuzhinë shkojnë edhe banorë të tjerë për t’a ndihmuar në gatim.
Seldi dhe Jona vazhdojnë të rrinë jashtë dhe Jona i tregon djalit për
esperiencat e saj në Afrikën e Jugut. Kryesisht bisedat e tyre jashtë
zhvillohen rreth kafshëve dhe kopsheve zoologjike ku Jona tregon se si kanë
qënë kopshtet zoologjike që ajo ka vizituar gjatë qëndrimit të saj jashtë
Shqipërisë
Loja “mos u nxeh”
21/04/10 01:20
Miri, Kika, Erioni dhe Manal lujnë në dhomën
e gjumit, ndërsa të tjerët vazhdojnë të gatuajnë në kuzhinë. Ata luajnë lojën
“mos u nxeh” dhe japin dënime për secilin që humbet lojën. Dënimet janë nga më
interesantet. Ato vijojnë që nga më të mundimshmet e deri të ato më qesharaket.
Kështu si një ndër dënimet më të lodhshme mund të përmenden 100 ushtimet e
barkut për Kikën, dënim ky i dhënë nga Jetmiri, ndërsa një dënim qesharak mund
të quhet qërimi i mollëve duke ua bërë gati fituesve për t’i ngrënë. Loja e
tyre vazhdon për një kohë të gjatë mes bisedave, batutave dhe të qeshurave. Pas
përfundimit të lojës ata bisedojnë për lojën në BB dhe për sjelljet e tyre.
Kika shprehet i shqetësuar se po pi më shumë se çduhet cigare në ditë. Të
njëjtin shqetësim shpreh edhe Jetmiri, ndërsa Erioni i këshillon që të mos e
pinë më kaq shumë, kur e ndjejnë se janë duke e tepruar me cigaret.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | 4 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.13 | 141.91 |
| USD | 103.60 | 108.00 |
| GPB | 163.95 | 170.91 |
| CHF | 112.92 | 117.71 |