Zgjim i herët dhe me humor
22/04/10
10:13
Klodi
zhgjohet mjaft herët në krahasim me ditët e tjera. Ai del jashtë dhe qëndron
për disa minuta i vetëm duke marrë rrezet e para të diellit. Më pas ai shkon në
dhomën e gjumit, vjen vërdallë për disa minuta dhe del përsëri jashtë. Banorët
e tjerë vazhdojnë të flenë, ndërsa Klodi merret me punët e tij personale të
mëngjesit. Teksa merret me ndonjë punë në kuzhinë ai fillon të këndojë me zë të
lartë. Klodi hyn përsëri në dhomën e gjumit dhe fillon të këndojë me zë të
lartë edhe aty për të zgjuar banorët e tjerë. Banorët fillojnë t’i flasin që të
pushojë sepse është akoma herët që të zgjohen. Klodi shkon përsëri në kushinë
dhe fillon të pastrojë. Aty vjen Erioni i vetmi që çohet nga zhurma që shkatoi
ai. Të dy shkëmbejnë shaka dhe batuta me njëri-tjetrin, ndërsa Klodi vazhdon të
këndojë me zë të lartë. Klodi i çon kafe Mandit në dhomën e gjumit, por Mandi i
shqetësuar nga zhurma i thotë se ai nuk pi kafe pa ngrënë mëngjes. Klodi i
thotë: “ua po thuaj faleminderit o dreq” dhe qesh. Pas kësaj Klodi shkon në kuzhinë
dhe bashkë me Erionin fillojnë të këndojnë të dy me zë të lartë
Këngë, shaka dhe të qeshura
22/04/10
11:40
Pas
Erionit në kuzhinë vjen edhe Kika i cili i thotë Klodit përse i zgjoi nga
gjumi. Klodi i përgjigjet se ndyshe nga Kika ai i zgjoi me ëmbëlsi, me këngë.
Të tre djemtë qeshin me përgjigjen e tij dhe fillojnë të ngacmohen me
njëri-tjetrin me shaka. Ata këndojnë duke ngacmuar secilin prej tyre, duke
kënduar këngë tradicionale të zonës nga ata vijnë, por edhe duke i tranformuar
tekstet e tyre. Kështu mëngjesi i sotëm zhvillohet, kryesisht nën nota harmonie
dhe nën një atmosferë të ngrohtë nga shakatë dhe të qeshurat. Përveç shakave,
nuk mungojnë edhe diskutimet serioze ku Kika dhe Erioni ankohen për gjumin dhe
më pas ata komentojnë lojën që bënë një ditë më parë. Më pas ata dalin jashtë
për të shijuar ditën e bukur dhe “Vëllai i Madh” ndez muzikën dhe dritat e
dhomës së gjumit ku banorët vazhdojnë të flenë ende. Pas kësaj banorët fillojnë
të zgjohen një e nga një të gjithë, ndërsa ata që janë zgjuar më herët kanë
dalë jashtë për të shijuar ditën e bukur dhe motin e ngrohtë.
Ngacmimet e mëngjesit
22/04/10
12:15
Klodi
përgatit mëngjesin për veten, për Mandin dhe për Erionin. Ndërsa gatuan, me të
në kuzhinë është edhe Mandi dhe batutat e ngacmimet mes të dyve nuk mungojë,
por në sensin e shakasë. Klodi i thotë që të mos bëjë si qytetar, por Mandi e
korrigjon duke thënë “tirons i vjetër” duke ironizuar Hakiun me debatin që bënë
gjatë natës. Klodi vazhdon të gatuajë dhe kur përfundon, i kërkon Mnadit që të
presin dhe Erionn. Mandi e ngacmon dhe i thotë se po të mos jetë Erioni, atij
nuk i shkon ushqimi në vend. Klodi e kundërshton, ndërsa Mandi shkon të
thërrasë Erionin duke i thënë të vijë se Klodi nuk ha dot pa të. Erioni vjen
dhe thotë se i duket normale kjo gjë, ndryshe nga Mandi që ha vetëm. Me djemtë
bashkohet edhe Hakiu dhe të katërt banorët fillojnë të ngacmohen, të bëjnë
shaka, të qeshin dhe të flasin në ndonjë rast edhe me nënkuptim
Biseda të ndryshme
22/04/10
13:28
Domenika
dhe Seldi sapo janë zgjuar nga gjumi. Ata ngrihen dhe të dy shkojnë në kuzhinë
për të përgatitur mëngjesin. Seldi shkon të përshëndesë banorët në kopsht e
pasi përqafon Mandin, pyet se ku është “djaloshi” për Hakiu i cili ka shkuar të
flejë. Në kopsht, banorët, kryesisht Mandi me Erionin, pas një loje me top,
flasin për sportin duke marrë me radhë llojet si nga futbolli, ashtu edhe për
basketbollin e volejbollin. Erioni tregon për ekipin e tij dhe për ndryshimet
ndërmjet lojërave. Kur me ta bashkohen vajzat, ata fillojnë të gjithë të flasin
për pushimet verore. Ndërsa diskutojnë, Mandi dhe Erioni duke qeshur shprehen
se tashmë duhen hequr djemtë se vajzat duhen në shtëpi. Banorët fillojnë nga
batutat, ngacmimet për të kaluar sa më mirë kohën. Të gjithë rrinë në diell për
të shijuar rrezet e diellit të munguara për disa ditë me radhë.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | 4 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.13 | 141.91 |
| USD | 103.60 | 108.00 |
| GPB | 163.95 | 170.91 |
| CHF | 112.92 | 117.71 |