25/04/10

25/04/10

Domenika qan për mama-Valen
25/04/10 16:20

Pjesa më e madhe e banorëve kanë dalë jashtë e ndër të tjera edhe luajnë me njëri-tjetrin. Domenika rri vetëm në sallon. Gjatë gjithë ditës ajo ka qënë e mërzitur dhe tashmë shpërthen në lot. Pranë i shkon Seldi i cili fillon t’a ledhatojë. Pas tij pranë vajzës shkon edhe Klodi i cili gjithmonë ka pasur një miqësi të ngushtë me Domenikën. Ai e pyet dhe vajza i thotë se ajo është mërzitur për nënën e saj. Nisur nga klipi i transmetuar gjatë spektaklit ku Jetmiri fliste keq për Domenikën, Seldin dhe ndjenjat e tyre, Domi mendon se nëna e saj është shqetësuar shumë për këtë. Klodi i thotë se nuk ka përse të shqetësohet për Valentinën sepse ajo po e ndjek nga jashtë shtëpisë. Domenika thotë se ajo e njeh nënën e saj dhe e di që ajo shqetësohet shumë për të bijën. Domenika thotë se ajo nuk e di se si është mama Vale, çfarë po bën, ku është dhe është e shqetësuar për të. Klodi fillon që të ngushëllojë vajzën dhe e këshillon që të mos u vërë rëndësi ngjarjeve të tilla si ajo me Jetmirin sepse në fund të fundit ata janë në një lojë dhe provokimet janë pjesë e kësaj lojë, ajo nuk ka pse të mërzitet për një gjë të tillë. Domenika qan për kohë të gjatë ndërsa pranë saj afrohet edhe Jona. Miqtë e saj e këshillojnë që të qetësohet dhe të mos i marrë përbazë të gjitha ato që mund të thotë njëri, apo tjetri banor për të. pas një kohe të gjatë vajza qetësohet dhe ulur te kolltukët bisedon me Seldin, Klodin dhe Jonën

Kritika ndaj Seldit
25/04/10 16:40

Eroni dhe Mandi rrinë jashtë dhe diskutojnë për debatin që ndodhi gjatë spektaklit. Të dy komentojnë si të gabuar sjelljen e Jetmirit dhe fjalët e tij ndaj Seldit dhe Domenikës, por nuk lënë pa kritikuar si të gabuar edhe sjelljen e Seldit. Pas shfaqjes së klipit Seldi reagon keq dhe ndër të tjera i afrohet Jetmirit i cili nuk po i kthente përgjigje dhe e prek te koka. Këtë veprim Erioni e komenton si një provokim që Seldi i bëri Mirit i cili edhe pse nuk reagoi mimika e fytyrës tregoi se u ndje keq nga kjo gjë.
Të njëjtën temë diskutimi hap edhe Jona në sallon teksa bisedon me Klodin, Domenikën dhe Seldin. Teksa mundohen të qetësojnë Domenikënata diskutojnë për zënkën që patën me Jetmirin gjatë spektaklit. Jona i thotë Seldit që të mos jetë kaq impulsiv dhe i referohet këtu pikërisht sjelljes së tij kundrejt Jetmirit. Jona i thotë që sado e gabuar të jetë ajo që thotë jetmiri ai nuk ka përse të reagojë me aq impulsivitet në një kohë që mund t’a presë më me sportivitet dhe qetësi gjithçka. Seldi nervozohet dhe thotë se ai nuk e mohon që është impulsiv, por nuk lejon që dikush t’a cënojë. Jona i thotë se në momentin që ai u çua dhe i qëndron përpara Jetmirit, aq më tepër që dhe e prek në atë formë që bëri Seldi, nga jashtë mund të merret sikur ai që po vepron keq është seldi dhe jo Jetmiri. Klodi i thotë se në atë moment u duk sikur ai e kërcënoi Jetmirin dhe kjo bën që Seldi të nervozohet akoma dhe më shumë. Klodi thotë se dhuna nuk mund të përballet gjithmonë dhunë, sepse edhe ai mund të provokohet gje gjërat të shkojnë edhe në dhunë fizike që është e fundit që nduhet të ndodhë. Seldi u thotë se ata po i ekzagjërojnë gjërat kaq shumë sepse ajo që thoshte Jetmiri gjatë Klipin ishin ofendime. Jona i thotë se ofendime ata mund të marrin dhe jashtë sepse jo nga të gjithë do të pëlqehen dhe duhet t’i pranojnë të gjitha mendimet dhe opinionet e të tjerëve. Ajo thotë se rëndësishme është të të mos biesh pre e provokimeve të tilla sepse nëse dikush e sheh nga jashtë, nuk diskutohet më ajo që tha Miri, por veprimi që bëri Seldi. Klodi i thotë Seldit që Jetmiri e gëzon të drejtën për të thënë atë që mendon dhe mbase edhe kërkon që të provokojë situata për të parë se si do të reagojnë ata, por ata nuk duhet të vrasin mendjen për të tilla gjëra dhe duhet që të reagojnë sa më qetë që të mos bien në të njëjtin nivel me persona të tillë që në këtë rast është Jetmiri

Klodi i kërkon falje Seldit
25/04/10 17:38

Seldi dhe Klodi dalin jashtë dhe në një moment Klodi i thotë seldit se dëshiron që t’i kërkojë falje nga ana e tij për debatin që patën. Pas spektaklit, Seldi dhe Klodi debatuan me njëri-tjetrin ku të dy filluan të flisnin me ironi dhe me tone të larta. Klodi i kërkon falje Seldit duke i thënë se ndoshta mund ta këtë tepruar gjatë atij debati. Seldi i thotë se nuk është e nevojshme që ai t’i kërkojë falje sepse edhe ai vetë e teproi. Seldi jystifikon sjelljen e tij ndaj Klodit duke thënë se ishte situata e krijuar dhe akumulimi i shumë gjërave ishin ato që bënë që ai të debatonte me të në atë formë. Kështu të dy diskutojnë përsëri për Jetmirin dhe debatin e ndodhur me të. Klodi vazhdon t’i japë këshilla Seldit që të mos provokohet nga të tilla sjellje dhe të tregojë veten e vetë. Seldi thotë se ai nuk dëshiron që të cënojë njeri, por atë natyrë ka dhe në atë mënyrë reagon sido që të jetë dhe kudo që të ndodhë një situatë si ajo me Jetmirin. Klodi i thotë se ai mund të ndryshojë sjelljen në raste të tilla sepse është në të mirë të tij. Pas disa minutash banorët lajmërohen se kanë ardhur ushqimet e buxhetit të javës dhe të gjithë shkojnë t’i marrin e t’i sistemojnë duke lënë për disa çaste bisedat, debatet dhe thashethemet

Nominimi i 5-djemve
25/04/10 18:50

Pas sistemimit të buxhetit të javës, banorët dalin jashtë dhe bisedojnë duke bërë shaka me njëri-tjetrin. Domenika dhe Jetmiri ndodhen në kuzhinë duke u marrë, vajza me larjen e enëve, ndërsa Miri me gatimin. Ata të dy punojnë pa shkëmbyer as edhe shikime ndaj njëritjetrit, ndërsa jashtë banorët bisedojnë miqësisht. Ndër të tjera banorët jashtë diskutojnë edhe për nominimet e kësaj jave ku Mandi i thotë me të qeshur Klodit “sa të fortë jena këtë javë në nominim”. Klodi fillon të luajë me fjalë me Mandin dhe më pas biseda e tyre bëhet serioze. Klodi thotë se që nga fillimi është hera e parë që në nominim dalin pesë djem në BB3. Të njëjtën gjë thotë edhe Seldi duke theksuar se vajzat kanë qënë më shpesh të nominuara çka ka bërë që pje4sa më e madhe e tëeleminuareve të jenë pikërisht konkurentet vajza. Ata fillojnë të bëjnë llogari se sa do të ngelen për në finale edhe nëse këtë javë do të largohen dy prej tyre. më pas biseda e tyre ndërron shpesh drejtime


top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek