26.04.2010

26.04.2010

Për banorët e eleminuar
26/04/10 01:14

Ndërsa kujtojnë momente të ndryshme si nga spektakli i fundit ashtu edhe nga të tjerët, banorët kujtojnë edhe banorët e eleminuar sëfundmi. Biseda nis me Tatianën e cila nuk i përshëndeti këtë herë. Ata shprehin dyshimin nëse ka qënë apo jo në studio. Domenika i tregon Jonës se edhe banorë të tjerë që janë eleminuar, nuk u kanë folur. Ajo merr shembullin e Oltës dhe shton se që kur u eleminua Bledi, ka filluar kjo mënyrë e re që banorët nuk i flasin më fare. Sipas saj, ndoshta është dëshirë e tyre që të mos komunikojnë më me ta. Domi kujton se më parë, përvec ndonjë diskutimi, ata të paktën përshëndeteshin. Klodi tregon se vetëm Ada ka folur, nga banorët e fundit, ndërsa Domi thotë edhe për Rezartën, pavarësisht se foli me Mirin. Erioni tregon se më parë janë bërë edhe përballjet mes tyre dhe banorëve të eleminuar për ndonjë video apo paqartësi që ata kishin dhe shton sëe ndoshta banorët e fundit nuk kanë patur nevojë për përballje. Domenika shprehet se kjo situatë i duket e cuditshme, por nuk do t’i pëlqente që ish banorët nuk do donin të flisnin me ta. si Jona, ashtu edhe Hakiu mendojnë se ata mund të jenë kufizuar nga koha televizive.

Nostalgji për shtëpinë e vjetër
26/04/10 02:27

Banorët duken më të qetë këtë mbrëmje. Por, lojërat për ta nuk kanë përfunduar ende. Kështu, Jona dhe Erioni dalin të luajnë volejboll e më pas vendin ua lënë Klodit dhe Mandit. Ndërkohë, Seldi është duke u marrë me larjen e enëve dhe pastrimin e kuzhinës të cilin e shoqërojnë tingujt e muzikës së pianos ku luan Mandi. Dy banorët e tjerë, Domenika dhe Jetmiri flenë, ndërsa Hakiu shikon ndeshjen e volejbollit.
Pasi përfundojnë ndeshjet, banorët fillojnë të diskutojnë për tema të ndryshme. Jona interesohet për shtëpinë e vjetër dhe Erioni i tregon se si ishte e ndërtuar shtëpia, murin ndarës me shtëpinë e re e cila nuk dihej që ekzistonte, jetesën në shtëpinë e vogël, renia e murit dhe ndarja e dy shtëpive me gardh ku asnjë nuk mund ta kalonte, ardhja në shtëpinë e re etj. Klodi tregon për mënyrën e sistemimit të shtëpisë dhe orenditë që i përngjanin shtëpive të periudhës së komunizmit. Ata tregojnë edhe për muzkën që dëgjonin, këngë të vjetra shqiptare të asaj kohe. Klodi tregon se kur u rrëzua muri dhe disa banorë shkuan te shtëpia e re, muzika nuk u vendos më sepse depërtonin valët e perëndimit. Ai shprehet se pavarësisht kushteve, u argëtua dhe u kënaq shumë në atë ambient. 

Për Gjimin
26/04/10 04:00

Ndërsa të tjerët flenë, Hakiu dhe Seldi qëndrojnë në kopsht për të bërë bisedat e fundit. Por, në bisedë e sipër, Hakiu shprehet se sipas tij, Gjimi kishte hyrë në shtëpi i parapërgatitur për lojë, tamam me synime të qarta. Seldi e pyet për më shumë, se cfarë loje kishte Gjimi. Hakiu ngre supet dhe shprehet se që në fillim i kishte bërë përshtypje ai. Kika tregon se kur hyri në shtëpinë e BB në fillim, Gjimi ishte aty dhe kur po jepej klipi prezantues, Gjimi ishte kthyer nga ai dhe duke folur në dialektin kosovar e i kishte thënë Kikës se ai e kuptonte edhe këtë dialekt. Të nesërmen, Gjimi kishte filluar menjëherë të vinte në dukje tek banorët se Kika është aktor, punon në radio, është orator etj., të cilat Hakiut i kishin bërë mjaft përshtypje. Të dy djemtë mendojnë se fakti që Gjimi e nisi lojën që mbrëmjen e parë, do ndikonte që ai të dilte shpejt nga loja, pavarësisht asaj që ndodhi. Hakiu e karakterizon si një tip interesant Gjimin. Seldi kujton debatin e parë mes Kikës dhe Gjimit, por Hakiu shprehet se kur erdhi Gjimi pasi u rehabilitua, i kishte thënë se i vetmi që nuk e kishte kuptuar lojën e tij ishte ai. Hakiu shprehet se vërtetë nuk e dinte nëse ai debat ishte i sinqert nga Gjimi apo lojë e tij dhe shton se fillimisht nuk kuptonte lojën e askujt. Ai përsërit se Gjimi ishte interesant e do t’i duhej shtëpisë, ndërsa Seldi thotë se për 10 ditë që qëndroi në shtëpi, ai e bëri lëmsh të gjithën. Më pas, djemtë flasin për radion ku punon Hakiu. Hakiu i tregon disa gjëra nga puna e vet. Mbrëmjen, djemtë e përfundojnë duke biseduar për nominimin e tyre. Seldi shprehet se përvec Mnadit, katër djemtë e tjerë janë banorë të vjetër dhe mendojnë se kjo javë është e vështirë.

Përgatitja e mëngjesit nga Seldi
26/04/10 10:40

Seldi ka qëndruar deri afër mëngjesit i shoqëruar nga Hakiu. Pasi ky i fundit shkon për të fjetur, Seldi preferon të rrijë zgjuar. Duke ardhur rrotull shtëpisë dhe duke mos ditur se cfarë të bëjë, ai vendos që të vazhdojë me sistemimin e shtëpisë dhe rregullimin e pastrimin e kuzhinës. Seldi vazhdon këtë proces përgjatë gjithë natës dhe mëngjesit duke pushuar herë pas here për tëpirë cigare në kopsht. Ai vë re se mëngjesi tashmë ka ardhur dhe përsëri nuk shkon për të fjetur, por vendos që t’u përgatisë mëngjesin banorëve. Kështu, mëngjesi i sotëm është i njëjtë për cdo banor dhe shtrimi në tavolinën e ngrënies, bën që si rrallë herë, ata ta hanë sëbashku atë. Duke pritur që të zgjohen banorët, Seldi merr pjatën e përgatitur për veten dhe del në kopsht për ta ngrënë


Top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek