Në një deklaratë për shtyp deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, ka shprehur interesin e posaçëm të Partisë Socialiste lidhur me procesin për përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Xhafaj ka thënë se Partia Socialiste e konsideron shumë të rëndësishme që ky proces konsultimi të jetë real, transparent dhe efektiv. Në fjalën e tij Xhafa në emër të Partisë Socialiste ka vlerësuar të dobishme iniciativën e Presidentit të Republikës, për konsultime për standartet e përzgjedhjes dhe kriteret e nevojshme që duhet të përmbushen nga kandidatët.“Çdo shmangie prej standarteve kushtetuese dhe morale në procesin e përzgjedhjes, dekretimit dhe emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, do të komplikonte të nesërmen e këtyre dy institucioneve, por do të kishte një ndikim të padëshiruar në të gjithë sistemin e drejtësisë në vend”, ka përfunduar deklaratën e tij Fatmir Xhafaj.
ShtypiDites