Rama shperndan vete fletpalosjet, fton qytetaret ne proteste

Rama shperndan vete fletpalosjet, fton qytetaret ne proteste

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar të hënën në mesditë takime spontane derë më derë në zonën e Shkozës. Gjatë këtyre takimeve individuale me banorë të periferisë së kryeqytetit Kryetari Rama pasi ka dëgjuar rrëfimet e banorëve për problemet kryesisht ekonomike me të cilat përballen përditë. Rama me fletëpalosje në duar u ka shpërndarë personalisht banorëve ftesa pjesëmarrjeje në protestën e  madhe në 30 prill në Bulevardin e Tiranës. Banorët janë treguar shumë të gatshëm dhe i kanë ofruar Edi Ramës mbështetjen e tyre për protestën ku ata sigurisht do të jenë të pranishëm, pasi sipas tyre kjo është shpresa e fundit se mund të shpëtojnë nga regjimi i Sali Berishës. Ndër shqetësimet kryesore të banorëve ishin faturat e shtrenjtuara të energjisë, faturat e shtrenjtuara të ujit, ilaçet që pensionistët marrin pa rimbursim, papunësia e shumë të tjera.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek