Rama ne Durres: Nuk do tė heqim dorė nga zbardhja e krimit elektoral

Rama ne Durres: Nuk do tė heqim dorė nga zbardhja e krimit elektoral

Partia Socialiste e ka ndalur protestën e radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Socialistët nën moton “Hap kutitë ose largohu - Ndal rrënimit ekonomik”, i kanë ftuar edhe qytetarët durrsakë të bëhen pjesë e protestës së madhe të 30 prillit. Të bashkohemi të gjithë më 30 prill deklaroi Rama, për ti treguar mbarë botës se vota e vjedhur nuk negociohet.
“Merrni me vete fqinjët, miqtë, familjarët, që të gjithë merrni për ti treguar botës mbarë se ne nuk e shesim lirinë e votës dhe nuk heqim dorë nga e drejta për të jetuar këtu” – u shpreh Rama. Duke sqaruar për qytetarët e Durrësit se pse PS, kërkon me ngulm hapjen e kutive të 28 qershorit, Rama u shpreh se vetë qytetarët e Durrësit janë të prekur nga vendimet e qeverisë për ngritjen e një TEC-i dhe një porti, që qytetarët nuk i kanë miratuar, por theksoi se kjo është qeveria që nuk udhëhiqet nga populli. “Vetë qytetarët e Durrësit përballen me një TEC që është jashtë çdo standarti, ashtu siç kërkon të ndërtojë edhe një port jashtë nevojës. Shumë gjëra të tilla ndodhin jashtë vullnetit të popullit, qeveria nuk është më grup shërbëtorësh por një grup njerëzish që kërkojnë të nxjerrin përfitime”- nënvizoi kreu i PS.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek