Përplasja e radhës mes Seldit dhe Klodit
27/04/10
21:40
Pas
lojës banorët fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të
drejtpërdrejtë apo duke përdorur ironitë. Ata diskutojnë për mendimet që
banorët dhanë për secilin gjatë pyetjeve të lojës. Ata diskutojnë se gjatë
lojës, banorët u munduan që të kundërshtonin njëri-tjetrin duke dhënë mendime
sa më negative për ata që i shohin si “armiq”. Teksa diskutojnë pjesa më e
madhe e tyre thonë se më i sinqerti në lojë ishte Klodi i cili nuk përkrahu
asnjërin, por dha opinionet e tij siç i mendonte. Klodi thotë se kjo lojë ishte
për të parë mendimet personale të gjithësecilit dhe jo për të mbajtur anën e
atij që ke më mik se të tjerët. Mendimi i tij nuk i pëlqen Seldit i cili fillon
t’i flasë me tone të larta Klodit sepse ai votoi pozitivisht Jetmirin si njeri
me mentalitet të hapur dhe sipas tij nuk duhet t’a bënte sepse Miri e ka
mohuar. Kështu mes tyre lind një debat. Klodi i thotë: “rrofsh, por preferoj që
t’i gjykojë të tjerët me një sy tjetër”. Klodi i thotë se Seldi ka mendimin e
vet, por nuk ka përse të ndërhyjë në opinionet e të tjerëve. Seldi i thotë se
atij i vjen keq për Klodin dhe ky i fundit i thotë se nuk ka nevojë që të
shqetësohet për të dhe e falënderon për keqardhejn edhe pse nuk ka përse të
ndjejë keqardhje. Seldi vazhdon të bërtasë duke gjykuar Klodin që sipas tij
bëri gabim që votoi Mirin si një ndër banorët me mëndje të hapur. Duke parë
reagimin agresiv të Seldit, Klodi i thotë që të merret me Domenikën dhe të
kujtojë ditën e lidhjes me të sepse sot bëjnë 3 muaj bashkë. Seldi që
fillimisht nuk e kupton, shkon te Domi dhe pasi e konfirmon edhe nga ajo këtë
gjë harron debatin që po bënte me Klodin dhe fillon të puthë Domenikën
Debate të forta për lojën
27/04/10
22:27
Banorët
ulen te kolltukët dhe fillojnë të komentojnë njëri-tjetrin për përgjigjet e
njëri-tjetrit. Ata kundërshtojnë banorët të cilët votuan mendime të kundërta
gjatë lojës. Kryesisht debatet zhvillohen për jetmirin dhe mëndimet që dha
Erioni dhe Klodi për të duke dhënë disa vota për vlera pozitive në personin e
tij. Pas një kohe të gjatë debati Jetmiri u thotë banorëve se ai vuri re që
gjatë lojës banorët treguan injorancë, mungesë sinqeriteti dhe një nivel të
ulët edukate. Ai kundërshtahet nga Jona dhe një pjesë thjetër e banorëve. Në
debat përshihet edhe Erioni i cili fillimisht debaton me Jonën. Vajza i thotë
në një moment se ai mendon pozitivisht për Jetmirin sepse e ka shok. Erionit
nuk i pëlqen thënia e saj dhe duke marrë shkak edhe nga biseda që pati me
Mandin thotë se një pjesë e banorëve nuk i shohin gjërat siç duhet. Kështu ai
fillon të flasë në sy të të gjithëve duke thënë se ai me Jetmirin ka një
mardhënie të Mirë, por nuk ndikohet nga ai dhe nuk e përkrah për gjithçka.
Erioni thotë se problemi nuk është se Jetmiri është i keq dhe ata ashtu
mendojnë, problemi është se çfarë ka dhënë Jetmiri për ta dhe ata për Jetmirin.
Këtu ndërhyn Mandi i cili i thotë edhe një herë jetmirin se e sheh si një njeri
negativ dhe këtë ka treguar në shtëpi. Jetmiri thotë se këtë e mendojnë banorët
e vërtetë, por nuk është e vërtetë sepse nëse ata jashtë do t’a kishin votuar
që ai të eleminohej që shumë kohë më parë sepse ai është banori më i nominuar
në shtëpi. Kështu banorët tashmë kërkojnë shpjegime njëri-tjetrit për opinionet
që dhanë gjatë lojës duke bërë që debatet të vazhdojnë njëri pas tjetrit për
një kohë shumë të gjatë.
Përvjetori dhe propozimi
27/04/10
23:19
Domenika
organizon një surprizë për Seldin me rastin e 3-mujorit të lidhjes së tyre. Ajo
ndimohet nga Klodiani dhe Eridiona. Seldin e thërrasin në dhomën e rrëfimit dhe
Domenika përfiton nga mungesa e tij dhe së bashku me Jonën dhe Klodin
përgatisin një atmosferë romantike jashtë duke ndezur qirinj. “Vëllai i Madh” i
ka vënë në dispozicion disa tullumbace në formën e zemrës të cilat Domi i ka
ludhur te varka që banorët ndërtuan me gazetën “Shqip” disa javë parë për një
provë javore. Vajza hipën në varkë dhe pret që seldi të vij aty. Klodi shkon
dhe merr Seldin dhe e çon te Domenika. Çifti hipin të dy në varkë për të
festuar fillimisht aty njohjen e tyre, ndërsa banorët futen brenda për t’u lënë
hapërirën e nevojshme të dyve. Nuk ka sesi të mungonte muzika romantike dhe
vera një një festë të tillë. Ndër të tjera çifti kujtojnë momentet e para të
njohjes së tyre dhe puthja e parë që kanë dhënë. Nuk mungojnë deklaratat e
dashurisë kryesisht nga Seldi. Ndër të tjera ata kujtojnë edhe zënkat e tyre
dhe sqarojnë edhe një herë keqkuptimet që kanë pasur duke përfshirë edhe
Enxhin. Në një moment Seldi i kërkon Domenikës që të fejohet me të dhe i kërkon
që ajo t’i thotë se çfarë ndjen për të. Domenika i kërkon që t’i japë pak kohë
dhe se ata janë të vegjël për të marrë një hap të tillë. Më pas ata vazhdojnë
të festojnë
Darka
28/04/10
00:06
Teksa
çifti vazhdon të festojë jashtë, brenda banorët bisedojnë, teksa presin që
darka të jetë gati. Këtë herë gatimin e ka marrë përsipër Klodi. Pas
përfundimit të darkës të gjithë ulen në tavolinën e ngrënies dhe bashkë me ta
vjen edhe Seldi me Domenikën. Erioni rri i mërzitur dhe Klodi i thotë që t’i
dhurojë një buzëqeshje dhe të mos rrijë i heshtur. Në këtë moment ndërhyn Mandi
i cili thotë: “Erioni ndoshta po pret aktin e dytë të filmit” dhe pas pyetjes
së Erionit i thotë se e kishte fjalën për ngacmimet që i bëri Domenika gjatë
drekës duke i folur me ironi dhe nënkuptime për një film të lozur ne shtëpinë e
BB ku Erioni ishte një ndër prodakonistët kryesorë. Erioni i thotë Mandit se
nuk po pret që ajo bisedë të hapet përsëri, madje as nuk ka dëshirë që të ndodh
përsëri ajo bisedë. Në këtë moment ndërhyn Klodi i cili i drejtohet Mandit duke
i thënë se nuk duhet që t’a ngacmojë Domenikën, të paktën vetëm për sot sepse
është një ditë e shënuar për të, 3-mujori i lidhjes së saj me Seldin. Pas kësaj
bisedat në tavolinën e ngrënies ndryshojnë drejtim dhe zhvillohen për të tjera
çështje.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | 4 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.13 | 141.91 |
| USD | 103.60 | 108.00 |
| GPB | 163.95 | 170.91 |
| CHF | 112.92 | 117.71 |