29.04.2010

29.04.2010

Prova e javës, pastrimi i shtëpisë
28/04/10 21:35

Domenika mbledh banorët për t’u komunikuar provën e kësaj jave. Ajo fillon t’u lexojë përmbajtjen e zarfit me të dhënat për provën e kësaj mbrëmjeje. Prova e kësaj jave është e përbërë nga disa nënprova të shumta e të larmishme që do kryhen cdo ditë të cilat kanë për qëllim relaksimin, t’u heqin stresin banorëve dhe për të vënë në dukje karakterin e tyre krijues. Prova e kësaj mbrëmjeje ka për qëllim pastrimin e shtëpisë, por lëvizjet gjatë kësaj pune duhet t’i përmbahen një koreografie të zgjedhur nga ta. Kështu, do të zbulohet sa të aftë janë banorët që të pastrojnë duke kërcyer. 
Gjithashtu, banorët duhet të parapërgatiten edhe për provën e nesërme. Prova e nesërme lidhet me televizorin. Ata duet të improvizojnë të gjithë nga një televizor, ose edhe në cift, të cilin duhet ta vendosin në kokë (butafori). Më pas duhet të mendojnë për realizimin e një emisioni televiziv që do ta drejtojnë vetë. Emisioni mund të ketëkarakter kulturor, informativ, muzikor, sportiv, humoristik etj. 
Banorët nuk duken dhe aq entuziastë për provën e kësaj mbrëmjeje. Ata shprehen se prisnin dicka tjetër, ndërsa për provën e ditës së nesërme ata duken më të impenjuar. Këshut, ata fillojnë të mendojnë paraprakisht për emisionet që mund të realizojnë. Gjithsesi, banorët mblidhen për të krijuar listën me muzikën e preferuar të cilën do ta dëgjojnë dhe kërcejnë ndërsa kryejnë sot provën. Pasi përfundojnë listën me këngë, ata përveshin mëngët dhe duke marrë mjetet e nevojshme, nisin pastrimin e shtëpisë duke e shoqëruar me kërcim.

Vazhdojnë provën
28/04/10 23:00

Banorët vazhdojnë të pastrojnë shtëpinë e në të njëjtën kohë të kërcejnë e të këndojnë me muzikën e vendosur në sfond. Këngët janë të shumllojshme dhe të renditura jo sipas vijës ritmike, por në mënyrë të crregullt duke bërë që banorët të argëtohen edhe më shumë. Ata kanë përzgjedhur muzikë si shqiptare ashtu edhe të huaj, si popullore, ashtu edhe të lehtë apo tepër të fortë. Banorët duken më të kënaqur tashmë që po e realizojnë këtë provë duke ndikuar që edhe shtëpia të pastrohet me qejf prej tyre. Ata pasi pastrojnë oborrin, vazhdojnë me dhomën e ndenjjes dhe kuzhinën, por nuk arrijnë ta përfundojnë të gjithë shtëpinë pasi bie gongu. Ndërkohë, Klodi merret me gatimin e darkës. Pasi përfundojnë rregullimin e tavolinës së ngrënies, banorët ulen të hanë darkën.

Erioni debaton në tavolinën e ngrënies
29/04/10 00:07

Banorët vazhdojnë të jenë ulur në tavolinën e ngrënies e ndërsa janë në përfundim e sipër të darkës shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre. Një ndër bisedat më interesante lind mes Jonës dhe Erionit. Banorët flain për spikerat e lajmeve të motit. Pjesa më e madhe e tyre ndajnë mendimin se në televizion vendosin spiker një person të paraqitshëm, kryesisht vajza të bukura. Në një moment Erioni thotë: “do vishem unë me minifund dhe do shkoj të jap lajmet e motit në televizion”. Shprehja e tij ngjall debate në tavolinën e ngrënies. Jona thotë se është e pahijshme që të vlerësosh një femër nga minifundi. Mandi duke parë që Jona ngre zërin i thotë që të mos kalojnë në debat. Jona thotë se acarohet pasi për çdo gjë që ajo thotë, Erioni është gati t’a kundërshtojnë. Erioni i thotë se për të mbrojtur idetë e tij është gati gjithmonë dhe nëse Jona është lodhur me këtë gjë ai i thotë që të mos flasë kaq shumë. Seldi i thotë Erionit se atij nuk i duket sikur Jona flet shumë. Aty vjen Kika i cili duke treguar një histori me spikerat e lajmeve të motit, vendos pak qëtësi. Pasi ai përfundon banorët nisin përsëri diskutimet. Erioni i thotë Jonës nëse ajo e kishte kuptuar sensin e shprehjes së tij. Jona i thotë “Jo.” dhe i kërkon që t’ia shpjegojë ai dhe Erioni i thotë se tha se do të vishej me minifund sepse është jo normale që një femër e veshur në mënyrë të tillë të japë lajme moti, por e bëri për të nxitur debat mes banorëve të tjerë. Jona i thotë se ai sapo e kundërshtoi veten e tij. Në mbrojtje të Jonës del Seldi i cili i thotë që të mos i mohojë ato që thotë. Erioni u shpjegon se ai nuk kundërshton veten sepse nga puna e tij në televizion i di shumë më mirë se ata disa gjëra. Seldi i thotë se ai nuk sheh se çfarë ka bërë ai në të shkuarën, por se çfarë po jep aty dhe më pas shton se është aftësi që të ndërrosh muhabetin si të duash. Erioni i thotë se në shtëpi dihen se kush e ka këtë aftësi. Seldi këmbëngul dhe Erioni i thotë se këtë aftësi e ka Seldi dhe Jona insiston që ai t’a thotë se përse mendon se Seldi ka një aftësi të tillë. Erioni i thothe Seldit se ai është ndër ata që i ndërron sjelljet e tij dhe mohon ato që ka thënë dhe këtë gjë e bëri javën e kaluar me Jetmirin. Ai thotë se Jashtë Seldi i kishte thënë Mirit, “bravo të qoftë, unë nuk të nominoj më, fajin ma ka dikush tjetër”, por më pas tha shumë gjëra të tjera kundërshtuese me këto. Seldi i thotë se ai doli pikërisht ku ai kishte dashur dhe ndër të tjera thotë “bravo që i mban pishtarin Mirit”. Erioni duke dalë i thotë: “unë nuk i mbaj pishtarin njeriu, pishtarët i mban ti dhe shifi ti ku i ke” dhe del jashtë. Seldi i kthehet Mandit i cili i kërkon Seldit gjatë diskutimeve të flasë me tone të ulta dhe të mos debatojë. Ai i thotë Mandit që të mos bëjë si avokat i Erionit. Kështu Seldi debaton edhe Mandin i cili e sqaron se ai nuk bën avokatin e askujt.

Debate pas debati 
29/04/10 00:20

Eroni del jashtë dhe del jashtë dhe i nervozuar fillon të pijë cigare me Kikën dhe Jetmirin. Të tre djemtë flasin duke diskutuar për Seldin dhe Jonën. Jetmiri i thotë Erionit që t’i injorojë dhe të mos nevrikoset sepse ata atë deshën, që ta nervozonin. Erioni fillon të shajë Seldin duke e quajtur fëmijë 12-vjeçar. Ndërsa për Jonën thotë se ajo nuk është aq në gjëndje që me aq pak kohë, të mësojë atë si të sillet. E ndërsa Erioni shan, Jetmiri dhe Kika mundohen që t’a qetësojnë. Thashethemet vazhdojnë në tavolinën e ngrënies. Përveç komenteve që bëjnë për debatin Seldi debaton përsëri me mandin për faktin se Mandi u kërkon që të mos debatojnë në tavolinën e ngrënies. Mandi ndër të tjera thotë se debati i tavolinës ishte vazhdim i ngacmimeve të një dite më parë nga ana e Seldit ndaj Erionit. Seldi i thotë se ai debaton me Erionin sepse ai bashkë me Mirin po i kundërvihen Jonës, ashtu siç bën me Pamelën. Mandi i thotë Seldit se Jona nuk ka pse të ketë frikë, por edhe Seldi regon shumë keq në debate. Në mbrojte të Erionit del edhe Klodi i cili i thotë Jonës që nuk është e jashtëzakonshme që njëri prej tyre të acarohet apo të ndryshojnë sjellje. Klodi u thonë se përse nuk e marrin që t’a sqarojnë dhe nuk kanë pse të prishin harmoninë e shtëpisë për një gjë banale siç ishte rasti i Erionit sepse nuk është bukur. Në këtë moment ndërhyn edhe Domenika e cila gjatë gjithë kohës kishte ndenjur në heshtje dhe përkrah Jonën dhe Seldin. Kështu lindin përsëri debate të forta ku Mandi dhe Klodi jystifikojnë Erionin, ndërsa Seldi dhe Jona vazhdojnë të shajnë Erionin. Klodi u thotë se ata duke u grindur përherë me ironi sepse po bëhet e padurueshme. Në debat e sipër Seldi duke parë që Klodi po mbron Erionin i thotë: “ç’a ke me Erionin ti mo lal, mos e ke ndonjë pikë të dobët”. Klodit nuk i pëlqeu shprehja dhe toni që përdori Seldi dhe i thotë “çfarë je duke thënë?, ç’të duhet ty se çfarë kam unë me Erionin, të bezdis ty?”. Seldi i thotë që të flasë pastër dhe Klodi i thotë se për këtë të mos ketë dyshime dhe të mos flasë kot sepse Seldi sipas tij nuk lë kurrë radhë për të folur të tjerët. Kështu debatet vazhdojnë për një kohë të gjatë për Erionin dhe mënyrën e sjelljes së Erionit që ata mendojnë se ka ndryshuar dhe ndikohet nga Jetmiri.


Top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek