29.04.2010

29.04.2010
Idetë për provën e javës
29/04/10 15:50

Mandi, Erioni dhe Miri diskutojnë për provën e javës. Ata tregojnë idetë e tyre se cfarë do realizojnë këtë mbrëmje. Miri shprehet se është ende në fazë mendimi dhe ka një ide për të krijuar këndin e poetëve të vegjël, një emision për fëmijë. Mandi tregon se edhe Jona do realizonte një emision për fëmijë, atë të përrallave. Ai fillon të thojë idetë e cdo banori: vetë sëbashku me Erionin dhe Klodin do kenë një emision me temë sportive, Hakiu do realizojë lajmet, Seldi një emision për muzikën, Domi për artin dhe kulturën. Për grupin e tij, mendojnë se nëse do ia arrijnë, do realizojnë edhe një emision si “Fiks Fare”. Erioni dhe Mandi fillojnë të bëjnë disa prova paraprake me njeri-tjetrin. Ata luajnë rolin e komentatorëve sportiv e duke iu referuar futbollit shqiptar kryesisht, diskutojnë për lojërat dhe lëvizjet e ndryshme të skuadrave në kampinat. Ndërkohë, Miri futet në shtëpi për të filluar punën për televizorin e tij. Pas pak, Hakiu fton banorët për të ngrënë drekën. Edhe në tavolinë, të gjithë sëbashku diskutojnë për provën e kësaj mbrëmjeje. Klodi tregon dëshirën e tij për të realizuar emisionin “Fiks Fare”. Ai thotë se do dëshironte edhe dy balerinë, mundësisht Seldin dhe Erionin. Seldi e mohon praninë e tij dhe Klodi pyet Hakiun që tregohet i gatshëm. Klodi pyet edhe Mirin i cili fillimisht shprehet se ka emisionin e tij, por më pas pranon kur Klodi i spjegon se do jetë vetëm për një cast. Klodi kërkon edhe konfirmim nga Jona dhe Domi për të qënë në rolin e gazetareve të terrenit. Jona pranon, ndërsa Domi përgjumësh heziton të përgjigjet. Jona i këshillon djemtë që fillimisht të merren me skenarin e të ndajnë pjesët, më pas me përgatitjen e televizorit që për ta do jetë më i madh se i të tjerëve.
Seldi imiton Jonën
29/04/10 16:40

Banorët janë ndarë në grupe pune, ku disa merren me punët e drekës, disa qetësohen në dhomën e gjumit, ndërsa të tjerët mendojnë dhe fantazojnë për provën. Seldi sëbashku me Domenikën, Jonën dhe Hakiun janë në dhomën e gjumit. Seldi ka marrë përsipër që të imitojë Jonën. Ai fillon të flasë e të bëjë zërin përafërsisht si ajo duke e imituar në mënyrën e të folurit. Domenika qesh, ndërsa Jona, duke qeshur, e korrigjon Seldin në disa momente. Ajo nuk pranon që flet ashtu, por sërish qesh dhe kënaqet me imetimet e tija. Më pas, Domenika u komunikon banorëve se duhet të fillojnë përgatitjet për provën. Fillimisht bëjnë kërkesat për materialet që u duhen e më pas, disa prej tyre fillojnë nga puna. Domenika fillon të ndërtojë televizorin e saj, ndërsa Miri krijon poezi dhe proza, të nevojshme për emisionin e tij. Ai ia lexon prozën e tij Hakiut e cili e pëlqen. Miri insiston për një mendim më të gjerë dhe Hakiu i thotë se është shumë domethënëse, pasi tema e saj ka lidhje me të drejtat e njeriut. Banorët vazhdojnë secili krijimin e vet për të realizuar provën e kësaj jave.
Seldi ka dyshime për Klodin
29/04/10 17:48

Domenika dhe Seldi dalin në kopsht, vec të tjerëve. Ndërsa bisedojnë e rrinë bashkë, Seldi hap bisedën për provën e javës dhe pikërisht për dëshirën dhe propozimin e Klodit që ai të bëhej një balerin tek emisioni i tij, të cilën Seldi e refuzoi. Ai shprehet i habitur për këtë kërkesë për të kërcyer djemtë, ndërsa Domenika thotë vetëm se kjo është dëshira e tij. Të dy qëndrojnë pa folur për pak caste, deri sa Seldi shprehet se ndonjëherë duhet të kesh kujdes nga ata që të fërkojnë krahët, pasi nuk e kupton kur ta punojnë pas krahëve. Domenika e kundërshton dhe i thotë se Klodi ua ka thënë që më parë se do vijë një moment që do nominojnë njeri-tjetrin. Ajo tregon se Klodi e ka thënë këtë gjë dy herë dhe shton se ia ka thënë duke qeshur. Domenika mendon se nëse duan, ata e kanë mundësinë të mos e nominojnë njeri-tjetrin, pasi ka ende të tjerë, duke pretenduar që të jenë të gjithë në finale. Seldi shprehet se tani ka filluar ta shohë këtë fërkimin e krahëve si pjesë të lojës së Klodit. Ai vë në dukje se Klodi nuk është nominuar fare. Domi ia kthen se nuk kanë përse ta nominojnë, por Seldi sqaron se e ka fjalën për banorët e tjerë. “E kanë lënë për në fund se u prish më pak punë”- arsyeton ajo. Domenika largohet për pak caste dhe në kopsht del Klodi. Ai shikon Seldin i cili i duket i mërzitur dhe ia thotë këtë gjë. Seldi ia kthen se është shumë mirë dhe se nuk do rrijë gjithë kohën duke qeshur. Ai shton se ka dy javë që ndjehet në mënyrën më të mirë të mundshme. Klodi e uron dhe pas kësaj, të dy djemtë rrinë në kopsht pa folur.

Përgatitje për provën
29/04/10 18:51

Klodi qëndron në kopësht dhe Erioni i servir një kafe. Klodi e falenderon Erionin duke i thënë: “Të hëngsha dasmën” dhe Erioni shton, “do të jesh në krye të tavolinës madje”. Më pas Erioni shkon të ulet pranë Jetmirit dhe ky i fundit shprehet për provën e javës dhe materialin që Kika po përgatit në lidhje me të. Erioni shprehet se po bëhet melankolik në sajë të këngëve që po dëgjon, ndërsa Jetmiri thotë se ai nuk ka lidhje me këtë ndjenjë dhe nuk mund të përqëndrohet për të shkruar ndonjë poezi. Erioni shton se njerëzit e dashuruar e kanë të mundur që të futen në botën e melankolisë dhe Jetmiri përgjigjet se dashuria nuk pyet për moshë, por mund të thyejë çdo barrierë.
Në të njëjtën kohë, Seldi e Mandi flasin mbi provën e javës dhe i tregojnë njëri-tjetrit çfarë kanë menduar të bëjnë. Më tej, pranë Mandit shkon Klodi dhe ata vendosin personazhet e spektaklit që do të bëjnë për provën.


top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek