<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-fareast-theme-font:minor-latin; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;} span.newstitlec {mso-style-name:newstitlec; mso-style-unhide:no;} span.newsdate {mso-style-name:newsdate; mso-style-unhide:no;} span.tekstib {mso-style-name:tekstib; mso-style-unhide:no;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-fareast-theme-font:minor-latin; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-theme-font:minor-bidi;} .MsoPapDefault {mso-style-type:export-only; margin-bottom:10.0pt; line-height:115%;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Thashetheme
02/05/10 22:50
Pasi qetësojnë kalin, Jetmiri me Erionin fillojnë të diskutojnë më
njëri-tjetrin për lojën e banorëve në BB3. Erioni dhe Jetmiri bëjnë thashetheme
për grupin tjetër duke folur fillimisht për Klodin. Ata thonë se Klodi po u
flet me ironi dhe këtë gjë ia thonë edhe Klodit, por ky i fundit nuk e pranon
një gjë të tillë. Koha kalon dhe Jetmiri me Erionin ngelen vetëm jashtë dhe
fillojnë të bëjnë thashetheme për grupin tjetër. Ata thonë se gjithmonë
pjestarët e atij grupi kanë përdorur si strategji afrimitetin me banorët e rinj
dhe shpesh kanë nominuar në grup. Erioni thotë se banorët e mbetur në shtëpi
janë me fat dhe merr si shembull Jonën që sipas tij ka fat nëse shkon në finale
dhe jo se e meriton të shkojë. Jetmiri i thotë se grupi tjetër që kanë një
epërsi numerike sa dy-fishi i tyre po mundohen që të nominojnë ata të dy që t’i
eleminojnë nga loja pasi is hohin si kunkurentët më të fortë në shtëpi. Erioni
thotë se tani janë drejt fundit dhe nuk ka më shumë vend për lojë, megjithse
grupi kundërshtar po luten që të dalë këtë javë pikërisht njëri prej tyre.
Kështu ata flasin për nominimet dhe bëjnë llogari se si mund të shkojë më tej
loja në BB duke thënë se grupi kundërshtar tashmë do të fillojnë të eleminojnë
njëri-tjetrin. Jetmiri i thotë Erionit duke iu betuar se ai nuk ka bërë
asnjëherë llogari brenda shtëpisë për këtë gjë dhe shton se nëse ata do të
kishin bërë marrveshje me pjestarët e grupit, do të kishin eleminuar grupin
kundërshtar. Erioni thotë se ata gjithmonë kanë bërë lojën e tyre madje shpesh
janë perplasur në debate me njëri-tjetrin.
“E diela”
02/05/10 23:47
Dita e dielë ka kaluar në përgjithësi nën një atmfosferë kryesisht të qetë.
Banorët janë marrë kryesisht me thashetheme për nominimet dhe kanë komentuar
daljen e Seldit dhe eleminimin e dyfshtë të Kikës, ndërsa pjesa me e madhe e
kohës ka kaluar duke u marrë më kafshët dhe duke marrë rreze dielli. Herë pas
here ata kanë shprehur shqetësimin se në shtëpi ka rënë një qetësi e madhe dhe
kanë kërkuar nga njëri-tjetri që të japin ndonjë ide për të dhuruar spektakël.
Edhe pse të ndërgjegjshëm që qetësia e së dielës nuk është e zakonshmë për BB3,
banorët jystifikojnë veten se është vetëm fakti që është e diel dhe pas
spektaklit zakonisht ata janë të qetë. Këtë temë e diskutojnë sëfundëmi edhe
Jetmiri me Erionin. Ata thonë se patjetër duhet të merren me diçka që të
kolojnë sa më bukur kohën e mbetur në shtëpi. Kështu ata futen brenda ku dhe
vajzat janë zgjuar dhe shkojnë të luajnë në dhomën e gjumit lojën me pantomima.
Loja me pantomime
03/05/10 01:00
Disa nga banorët kanë vendosur që të luajnë me pantomime.
Kështu, përvec Klodit dhe Domit që rrinë në kopsht, katër banorët e tjerë të
mbetur në shtëpi preferojnë që të kalojnë kohën duke luajtur. Ata ndahen në dy
grupe: Jona-Miri dhe Mandi-Erioni duke filluar kështu një garë me njeri-tjetrin
se cili do të gjejë fjalë më shumë të cilat shpesh herë janë tepër të vështira
edhe për t’u spjeguar. Shumëllojshmëria e fjalëve sjell edhe kuriozitet mes
tyre dhe gjatë spjegimit, ata thonë edhe informacione të vecanta lidhur me to.
Pas minutash të tëra, në dhomën e gjumit ku po kryhet loja, shkojnë edhe Klodi
me Domenikën të cilët fillimisht nuk marrin pjesë në lojë, por argëtimi i lojës
i përfshin edhe ata duke i bërë tashmë pjesë të sajën.
Mungesa e të eleminuarve
03/05/10 02:50
Banorët, pasi përfundojnë lojën, shtrihen për të fjetur. Mungesa e zhurmave dhe
qetësia që ka mbuluar shtëpinë, bën që dëshira për gjum t’u vijë më herët se
zakonisht. Kështu, banorët shkëmbejnë bisedat e fundit mes tyre. Ata komentojnë
lojën e përfunduar pak më parë, duke kujtuar disa fjalë të cilave ua kishin
harruar kuptimin, pasi nuk janë pjesë e fjalorit të përditshëm. Si Doeminika,
edhe Jona ankohen se djemtë përpiqeshin të gjenin fjalë që vetëm ata i dinin,
pikërisht që të mos gjeteshin nga të tjerët. Në bisedë e sipër, Klodi shprehet
se nesër do kalojë më shumë kohë me kafshët që të krijojë konfidenca me ta për
shkak të provës. kjo fjalë “konfidencë më kafshët” shkakton të qeshura mes
banorëve duke marrë si shembull luanin. Jona shprehet seka frikë prej tyre,
ndaj “konfidencat” do i ketë të pakta. Duke pritur që t’i zërë gjumi, Domenika
dhe Jona flasin për qetësinë që ka pushtuar shtëpinë. Domenika thotë se kur largohej
një banor më parë, ndjehej shumë mungesa, ndërsa tani që u larguan dy
përnjëherë, mungesa është akoma më e madhe. Të dyja vajzat ngrihen për të
shkuar në kuzhinë që të përgatisin caj kamomili, në ndihmë për t’i zënë gjumi.
Duke qëndruar në kuzhinë, vajzat flasin për gjëra të ndryshme.
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | 4 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.13 | 141.91 |
| USD | 103.60 | 108.00 |
| GPB | 163.95 | 170.91 |
| CHF | 112.92 | 117.71 |