05.05.2010

05.05.2010

Banorët debatojnë
05/05/10 02:16
Jona teksa ngacmon Erionin i thotë se ai nuk është aq mëndjehapur saqë të lejojë që e dashura e tij të ketë një tjetër djalë përkrah jashtë. Kjo shprëhje ka mjaftuar që në shtëpi të lind një debat mes Jonës dhe djemve të shtëpisë. Jona u thotë djemve se meshkujt shqiptarë janë xhelozë dhe në përgjithësi e trajtojnë femrën që kanë përkrah si një pronë të tyre. Erioni dhe Jetmiri i thonë se ata nuk janë xheloz, por nuk tolerojnë që dikush t’u ngacmojë të dashurën në prani të tyre. Jona thotë se kjo është e gabuar, pasi femra është e aftë të kthejë vetë përgjigje dhe nuk ka nevojë që të përfundojnë meshkujt në dhunë fizike. Djemtë i thonë se kjo është mëse normale që ata të reagojnë nëse dikush ngacmon femrën që ata kanë përkrah, ndryshe kur kjo ndodh kur nuk ndodh në prani të tyre. Jona e përkrahur nga Klodi u thotë se meshkujt shqiptarë janë shumë krenarë, protektivë ndaj femrës dhe jo-mendjehapur që të veprojnë në mënyra më paqësore. Erionit dhe Jetmirit u bashkohet edhe Mandi i cili u jep të drejtën meshkujve. Ai thotë se meshkujt shqiptarë në përgjithësi nuk ngacmojnë femra që janë të shoqëruara dhe nëse kjo ndodh është mëse normale që të mbrosh gjënë tënde. Djemtë sjellin shembuj nga më të ndryshmit për t’i treguar vajzës se raste të tilla ndodhin dhe jo vetëm me shqiptarët. Jetmiri tregon një rast kur një i ri amerikan përplaset me disa djem shqiptarë njëherësh për shkak të ngacmimeve që djemtë e tjerë po i ngacmonin të dashurën. Erioni i thotë se kjo nuk ka të bëjë me faktin se një njeri është mendjehapur apo jo. Mandi dhe Klodi largohen, ndërsa Jona vazhdon të debatojë me Jetmirin dhe Erionin.

Loja me puthje
05/05/10 23:40
Banorët vendosin që të bëjnë një lojë për t’u argëtuar. Ata vendosin që fillimisht të luajnë një lojë me puthje. Njërit prej tyre do t’i lidhen sytë dhe të tjerët do të qëndrojnë përreth tij. Njëri nga banorët do t’a puthë në faqe, ndërsa banori me sy të mbyllur do të gjejë se kush e puthi dhe nëse e gjen ai do të jetë personi i radhës që do të lidhë sytë. I pari në lojë vendoset Klodi i cili pas dështimit në gjetjen e puthjes së parë, gjen Jetmirin më pas. Jetmiri ulet dhe gjen Klodin duke thënë se e gjeti ngaqë Klodi përdor një parfum të veçantë. Thënia e tij bëri që banorët t’a ndërpresin këtë lojë sepse secili prej tyre e ka një parfum të veçantë. Kështu ata vendosin që të luajnë një tjetër lojë. Banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të luajnë një lojë tjetër duke i lidhur sytë njërit prej tyre i cili duhet që të gjejë njërin nga banorët e tjerë pasi t’a ketë kapur. Këtë herë është Domenika e para që fillon lojën për të vazhduar më pas edhe banorët e tjerë. Pas një kohe të gjatë lojë, banorët ulen të qetësohen dhe fillojnë të komentojnë lojën në fjalë duke thënë se ishte një lojë shumë e bukur.

Atmosfera pas loje
05/05/10 00:50
Banorët pas lojës dalin jashtë dhe bisedojnë, ndërsa Domenika vazhdon që të qepë rroba për majmunin. Banorët jashtë flasin për gjëra të përgjithme dhe herë pas here ngacmohen me fjalë dhe ironi ndaj njëri-tjetrit. Është Jona që ngacmohet vazhdimisht me Jetmirin dhe Erionin duke u kapur me fjalë me ta. Ndër të tjera ata edhe luajnë dhe bëjnë komente për aktivitetin e tyre gjatë gjithë ditës. Kështu ata flasin për lepurin që e ka hequr tashmë fustanin dhe mundohet që të heqë edhe kordelen, për rrobat e majmunit, për incidentin me ponin, për frikën e Jetmirit etj. 
Koha kalon dhe banorët ndjehen sërisht të uritur. Kështu ata shkojnë në kushinë dhe fillojnë të hanë përsëri. Gjatë kësaj kohe ata bisedojnë edhe për provën e javës që do t’u komunikohet së shpejti. Banorët bëjnë hamendësime për provën e kësaj jave që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me kafshët. Ndër të tjera ata flasin edhe për ushqimin dhe shtimin në peshë që disa nga banorët kanë pasur gjatë qëndrimit në shtëpi, ndërsa me të tjerë ka ndodhur e kundërta. 

Kërkojnë të veshin majmunin 
05/05/10 01:20

Domenika mbaron së qepuri veshjen për majmunin dhe del jashtë që t’ua tregojë edhe banorëve të tjerë. Banorët qeshin dhe Jetmiri kërkon që t’ia provojnë në moment majmunit, por banorët e tjerë i kërkojnë që t’a lërë kafshën të qetë pasi është duke fjetur. Jetmiri këmbëngul dhe shkon te kafazi për të kapur majmunin. Është e pamundur pasi kafsha trembet dhe i largohet duarve të tij. Pas Jetmirit edhe Erioni tenton që të nxerrë majmunin nga kafazi, por edhe ai pa rezultat. Të dy djemtë dhe Domenika përpiqen për një kohë të gjatë që të nxjerrin majmunin nga kafazi, por kafsha lëviz vrullshëm nëpër kafaz pa ua dhënë mundësinë që t’a kapin. Djemtë më në fund dorëzohen dhe e lënë majmunin në kafazin e tij, pa pasur mundësinë që t’a vizhnin. Jona nga ana tjetër vihet në ndjekje të lepurit që tashmë i ka hequr rrobat që ajo i veshi.

Jona ngacmon Erionin
05/05/10 01:45
Jona gjatë gjithë kohës ngacmohet me ironi me Jetmirin dhe Erionin. Jetmiri duket më i tërhequr dhe mundohet që t’a shmangë duke u larguar sa herë që biseda shkon drejt një debati të sigurtë. Ndryshe ndodh me Erionin. Ai i përgjigjet çdo ngacmimi dhe ironie të Jonës me të njëjtën monedhë. Bisedat rreth tyre zhvillohen duke përdor shakanë si mjet për të kaluar situatat e ndryshme. Në një moment Jetmiri i thotë Jonës se është bërë pis në fytyrë për t’a bërë atë që të shihet në pasqyrë dhe qesh me Erionin. Jona kur ulet i jep Erionit një qerpik dhe të dy bëjnë lojën e realizimit të dëshirës. Qerpiku i bie Erionit dhe Jona i thotë se ajo ia fali që në fillim sepse tashmë i ka realizuar të gjitha dëshirat që ka pasur. Erioni i thotë se edhe ai i ka realizuar dëshirat e tij, por mendoi si dëshirë që të zinte një të dashur. Jona dhe Jetmiri e pyesin “pse s’ke të dashur ti?”. Erioni u thotë se e kishte fjalën për brenda shtëpisë. Erioni i thotë Jonës “si kam, si s’kam të dashur, nuk do të ndryshonte asgjë”. Jona vazhdon t’a pyesë “po Bertinën nuk e ke të dashur ti?”. Erioni i përgjigjet “sigurisht që e kam”. Më pas Jona i thotë se Bertina do të mërzitej nëse ai do të kishte të dashur tjetër brenda shtëpisë dhe nëse ai do të kishte ai edhe ajo mund të ketë një tjetër jashtë. Erioni i thotë se ajo nuk e di që ai apo Bertina e kanë problem këtë gjë. kështu biseda e tyre zhvendoset në mardhënien e meshkujve me femrat e tyre dhe me të tjerët që i rrethojnë.

 


Top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek