Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar, të publikuar sot:
Gazeta “ Koha Jonë”
GRATË NË PROTESTË, ZOTI RAMA JE KATIL
Disa mijëra gra, pjesëmarrëse në shoqata të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, protestuan para Selisë së Kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. "Vetëm një njeri si ty mund ti heqë nënën fëmijës dhe ta fusë në burgun e rrugës", janë shprehur ato.
Tituj të tjerë:
Aluizni: Pagesa e truallit, vendimi i ri so do të bëhet legalizimi
Studentët e mjekësisë, bojkot pa afat mësimit
Gazeta “ Shqip”
GREVË URIE NË TIRANË, PROTESTA NË QYTETE
Përmasa e protestës së 30 prillit do të rikthehet sërish të dielën në 9 maj. Kryetari i PS-së, Edi Rama bëri thirrje dje për pjesëmarrje në tubimin e madh që do të shërbejë kështu si përforcues moral për grevën e urisë që të dielën do të hyjë në ditën e 9 të tij.
Tituj të tjerë:
Tokë në bregdet me 1000 lekë metri katror
Withers: Partitë luftë për pushtet
Gazeta “ Panorama”
AMBETA TOROMANI PADIT PËR VJEDHJE ONI PUSTINËN
Pesë muaj pasi e paditi në Gjykatë për një konflikt për çështje parash, balerina e famshme Ambeta Toromani i drejtohet sërish gjykatës me një padi kundër ish të fejuarit të saj, modelit Fatjon Pustina.
Tituj të tjerë:
Në gjimnaz 90% e nxënësve, 12% e studentëve në privat
Dritat, rimbursimi i janarit në faturat e prillit
Gazeta “ Shekulli”
SIGURIMET E REJA PËR USHTARAKËT
Të gjithë ushtarakët shqiptarë që do të marrin pjesë në misione ndërkombëtare do të kenë një siguracion të veçantë për jetën.
Tituj të tjerë:
Protesta, bllokim të rrugëve në qytete
Opozita në shesh, qeveria do të rrisim pagat e pensionet
Gazeta Shqiptare
KAPEN DY KORRIERË ME 110 KG HASHASH
Skuadra e Antidrogës së Tiranës ka sekuestruar dje 110 kg hashash që vinte nga Qafa e Kushovicës.Droga vinte në Tiranë nga zonat e thella të Vlorës dhe të Fierit.
Tituj të tjerë:
Ambeta Toromani padit Oni Pustinën
Bashkia kërkesë padi ndaj inspektoriatit të Mjedisit
Gazeta “Rilindja Demokratike”
BERISHA : GATI RRITJA E RE E PAGAVE DHE PENSIONEVE
Për të 5-tin vit radhazi qeveria pritet të miratojë së shpejti vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Lajmi është konfirmuar dje nga Kryeministri Sali Berisha, i cili në mbledhjen e radhës së qeverisë tha se, “qeveria do të procedojë me rritjen e rrogave dhe pensioneve”.
Tituj të tjerë:
Ulet çmimi i ilaçeve, TVSH-ja për shëndetësinë 10%
Doganat në 4 muajt e parë të vitit, rritje me 12%
Gazeta “Zëri i Popullit”
LETËR NDËRKOMBËTARËVE, GREVA JONË PA AFAT, DERI NË ZGJEDHJE TË LIRA
22 deputet të kuvendit së bashku me 200 qytetarë, të shqetësuar për demokracinë në vend I kanë dërguar letër Komunitetit Ndërkombëtar. Përmes kësaj letre ata shrephen se, “kërkesa jonë ësHtë e thjeshtë hetim të plotë parlamentar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, që përfshin hapjen e kutive të votimit dhe materialeve brenda tyre.”
Tituj të tjerë:
Banka e Shqipërisë ; Kujdes me eurobondet
Rama, grevistët fuqia e madhe që udhëheq protestën pa ndalim
| Tiranë | 2 | °C | |
| Prishtinë | -8 | °C | |
| Ulqin | -1 | °C | |
| Shkup | -8 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 135.90 | 141.67 |
| USD | 103.50 | 107.90 |
| GPB | 163.69 | 170.64 |
| CHF | 112.68 | 117.47 |