Fini , në Tiranë, takim me krerët e shtetit. Zgjidhja të jetë kushtetuese

Fini , në Tiranë, takim me krerët e shtetit. Zgjidhja të jetë kushtetuese

Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini, ndodhet sot ne Tiranë në kuadër të sezonit të eventeve "Italia dhe Shqipëria, dy popuj, një det, një miqësi". Fini do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Zyrtari i lartë italian do të vizitojë veprat e koleksionit "Ca La Ghironda" ,te koleksionistit italian, Francesco Martani, në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian, Gianfranco Fini u shprehën sot për gjetjen e një zgjidhje kushtetuese për situatën politike në Shqipëri. Kryeministri Berisha ftoi opozitën të përfitojë nga mundësitë që ofron funksionimi i shtetit ligjor. Ndërsa z. Fini tha se "zgjidhja duhet të vijë në respekt të Kushtetutës, ligjit, pavarësisë, por edhe vendimeve të komunitetit ndërkombëtar".

 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek