Nga Kastriot Myftaraj
Tashmë është e qartë se Spanja e ka bërë urrejten ndaj
Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjithësi, politikë zyrtare të saj,
edhe pse është shumë larg Shqipërisë dhe Kosovës. Spanja është një nga
katër vendet e Bashkimit Europian, të cilat nuk e njohin pavarësinë e
Kosovës. Në klubin anti-Kosovë në Bashkimin Europian, Spanja është në
shoqëri me Greqinë, Qipron greke dhe Sllovakinë. Greqia dhe Qiproja
greke nuk e njohin Kosovën, jo thjesht se janë aleate të Serbisë, por se
grekët në të vërtetë nuk e pranojnë as ekzistencën e Shqipërisë si
shtet, dhe aspirojnë që ta ndajnë atë me Serbinë, në një situatë të
favorshme, gjë të cilën e kanë tentuar jo një herë. Sllovakia është në
klubin anti-Kosovë se është afruar me Rusinë, për interesa ekonomike,
çka e bën që të mbajë të njëjtin qëndrim me Rusinë për këtë çështje.
Spanja nuk ka për refuzimin e pavarësisë së Kosovës interesat që kanë
këto vende.
Spanja nuk e pranon pavarësinë e Kosovës se e shikon këtë si një
vend musliman, çka tregon se qeveria e së majtës në pushtet në Spanjë,
është thjesht hipokrite, kur bën nismëtaren e aleancës së qytetërimeve,
atyre të krishterë dhe islamik. Kryeministri spanjoll Zapatero është, së
bashku me kryeministrin turk Erdogan, bashkënismëtar i koalicionit të
qytetërimeve. Kontigjenti ushtarak spanjoll që gjendet në Kosovë në
kuadrin e KFOR sot përbëhet nga 5 (pikërisht pesë) ushtarakë, të cilët
do të tërhiqen brenda këtij viti.
Spanja nuk urren vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të
Republikës së Shqipërisë. Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme,
Moratinos (mbiemër ky që ironikisht tregon një origjinë arabe, maure),
para pak kohësh, gjatë vizitës në Sarajevë ku foli për liberalizimin e
regjimit të vizave mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk e përmendi
fare Shqipërinë, e cila është një nga dy vendet (vendi tjetër është
Bosnjë-Herzegovina), e Ballkanit Perëndimor që u përjashtuan nga
liberalizimi i regjimit të vizave me Bashkimin Europian, por foli vetëm
për Bosnjë-Herzegovinën. Arsyet që mund të sjellë Spanja për
diferencimin e Shqipërisë, dhe që tashmë përbëjnë liturgjinë burokratike
të Brukselit, për luftën kundër korrupsionit, krimit etj., të këtij
lloji nuk duken të besueshme. Se kur vetë Spanja deri diku është
shembull se vendet e prapambetura europiane mund të zhvillohen vetëm me
ndihmën e Bashkimit Europian, si mund të zhvillohet ndryshe Shqipëria?
Spanja nuk është bindëse as kur sjell si argument krizën e
tashme politike në Shqipëri, për të kundërshtuar liberalizimin e vizave
me Shqipërinë, se qëndrimi i Spanjës për Kosovën tregon se bëhet fjalë
për një urrejtje të thellë ndaj kombit shqiptar. Spanja nuk mund të
justifikohet as me frikën se mos me liberalizimin e vizave do të ketë
dyndje shqiptarësh, se shqiptarët sigurisht që nuk do të dynden në
Spanjë! Është me të vërtetë qesharake dhe indinjuese kur shikon
ambasadorin spanjoll në Shqipëri, Montobio, i cili e mori me shumë
pasion rolin që iu dha mundësia të luante si ambasador i vendit kryesues
të Bashkimit Europian për gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, për të
ndërhyrë në politikën e brendshme shqiptare, pothuajse sa ambasadori
amerikan. Montobio, ky “spanjoll” me tipare qartësisht arabe, mbeturinë
gjenetike e pushtimit arab të Spanjës, u soll sikur vendi i tij të ishte
një nga donatorët e mëdhenj europianë të Shqipërisë. Në fakt Spanja nuk
është fare vend kontributor në buxhetin e Bashkimit Europian, nga ku
dalin edhe ndihmat për Shqipërinë, por është vend që përfiton ndihma nga
Bashkimi Europian, pra financiarisht ka të njëjtin status si Shqipëria.
Spanja ka afërsisht borxhe sa Greqia dhe është e sigurt se brenda dy
viteve të ardhshme ka për t’ i sjellë Bashkimit Europian po ato
probleme si Greqia.
Prandaj, Spanja bën mirë që të kursejë edhe ato para që shpenzon
për ambasadën e saj në Shqipëri, se kjo ambasadë nuk ka ç’ na duhet
fare, se është një luks që një vend i zhytur në borxhe dhe që merr
ndihma nga Bashkimi Europian, të shpenzojë për të shprehur urrejtjen e
tij ndaj një vendi të vogël si Shqipëria, i cili nuk i ka bërë kurrgjë
të keqe Spanjës gjatë historisë. Spanja e kupton se urrejtja e saj për
kombin shqiptar ka rënë në sy për keq, ndaj përpiqet të bëjë ndonjë
gjest me të cilin i vihet një “gjethe fiku” lakuriqësisë së kësaj
urrejtjeje, siç ishte dhënia e Çmimit “Princi i Asturias” për Ismail
Kadarenë. Ismail Kadare nuk duhet ta kishte pranuar këtë çmim, ashtu siç
nuk pranoi të shkonte në Greqi, pas racizmit antishqiptar që u shpreh
në paradën ushtarake greke në Athinë. Por Kadare nuk mund ta refuzonte
çmimin spanjoll se ai jepej bashkë me 50 mijë euro, ndërsa në Greqi nuk i
kishin ofruar asgjë. Por Ismail Kadare nuk duhet që ta kishte pranuar
çmimin spanjoll edhe për një arsye dinjiteti personal, se ky Princi i
Asturias, po na del Princi Palaço, derisa u martua me një gazetare
televizive meksikane, së cilës tabloidet i kanë numëruar aq shumë
histori dashurish, saqë do të mjaftonin për të furnizuar skenarin e
dhjetë telenovelave latinoamerikane për rolet e kurvave.
Meqënëse ambasada spanjolle na dha këtë spektaklin e leximit të
“Don Kishotit”, e mira ishte të shpenzonte dhe disa para që të ndreqej
një krim që është bërë ndaj Servantesit në Shqipëri, pikërisht me librin
“Don Kishoti”. Fan Noli, i cili e përktheu vëllimin e parë të librit,
për qëllime propaganda politike, siç thotë në parathënie, mori edhe
pjesë nga vëllimi i dytë dhe ia bashkoi të parit, në mënyrë krejt
arbitrare, thjesht se iu dukën të përshtatshme për qëllimin për të cilin
e përktheu librin. Kur u përkthye dhe u botua vëllimi i dytë në kohën e
regjimit komunist, nuk u bënë rregullimet e nevojshme, madje u shkurtua
një pjesë jo e vogël e librit të cilin regjimi e shikonte si
subversive. Po të dojë, ambasadori spanjoll le të pyesë përkthyesin e
vëllimit të dytë, Petro Zhejin, i cili pati shumë probleme me
drejtoreshën e shtëpisë botuese, kur kërkoi që të ndreqej vandalizmi që
kishte bërë Noli me këtë kryevepër. Unë, që e kisha lexuar kryeveprën e
Sevantesit në kohën e komunizmit, e zbulova krimin që ishte bërë me të,
kur e lexova anglisht librin në periudhën paskomuniste, për shkak se
ishte e qartë që Noli më tepër se përkthim kishte bërë një libër të ri,
si variacion mbi atë të Servantes.
Pas rënies së komunizmit, kur libri u botua dy herë, vëllimi i
parë u la siç e kishte bërë Noli dhe vëllimi i dytë siç e kishte bërë
shtëpia botuese e regjimit komunist. Kjo marrëzi e çuditshme ndodhi
sepse ata që ribotuan “Don Kishotin” në Shqipëri e shohin atë që ka bërë
Noli dhe shtëpia botuese e kohës së komunizmit si një dogmë e cila nuk
mund të preket, por thjesht duhet riprodhuar si një një ritual fetar.
Dikush duhet t’ ja ketë treguar besoj ambasadorit Montobio besoj
këtë histori. Prandaj duhej pritur që derisa ambasadori spanjoll e
kishte marrë vesh këtë gjë, në takimin që ai mbajti duhet të ishte ishte
paraqitur një botim i rregullt i “Don Kishotit”, i sponsoruar nga
ambasada spanjolle. Derisa kjo nuk ndodhi shtyhem të besoj se urrejtja e
Spanjës ndaj shqiptarëve është aq e madhe saqë mendojnë se ne nuk e
meritojmë të kemi në duar as botimin e saktë të “Don Kishotit”.
| Tiranë | 9 | °C | |
| Prishtinë | -1 | °C | |
| Ulqin | 0 | °C | |
| Shkup | -1 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.16 | 141.97 |
| USD | 103.15 | 107.55 |
| GPB | 162.82 | 169.77 |
| CHF | 112.55 | 117.35 |