Partia Popullore Evropiane mbështeti sot fuqimisht qeverinë e
kryeministrit Berisha per hapat e ndërmara drejt forcimit të demokracisë
dhe anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. PPE i kërkon Partisë
Socialiste të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të konfirmuar nga
Komisioni Qëndror Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit dhe
organizatave vëzhguese ndërkombetare. PPE kerkon me vendosmëri që
opozita t'i japë fund menjëherë bojkotit dhe të nisë dialogun
konstruktiv dhe të përgjegjshëm në Kuvend.
ShtypiDites