Berisha: Kemi hequr TVSH pėr arsimin , do financojmė edhe arsimin privat

Berisha: Kemi hequr TVSH pėr arsimin , do financojmė edhe arsimin privat

Kryeministri Berisha: Qeveria javën e kaluar, në kuadër të thellimit të reformës për arsimin e lartë, ka përcaktuar TOEFL-in si kusht për të vazhduar studimet për Master

-          Kryeministri Berisha: Qeveria ka vendosur të heqë TVSH-në për arsimin. Duke filluar nga viti që vjen arsimi është i pari dhe i fundit që do të jetë pa TVSH, sepse për të tjerat do të mbetemi tek të 10-at

-          Kryeministri Berisha: Unë ju garantoj se nuk do të jetë e largët dita kur buxheti i shtetit do të shpërndahet si për shkollat publike ashtu edhe për shkollat private

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave për studimet Master i Nivelit të Dytë, nga  një Institucion i Arsimit të Lartë Privat

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha u shpreh gradimi i këtyre studentëve përbën një kontribut të madh në arsimin universitar dhe pasuniversitar të vendit. Kryeministri u shpreh se ky Master ka një meritë të madhe, pasi shumë nga leksionet e tij janë ndjekur në gjuhën angleze. Në këtë kontekst - u shpreh Kryeministri - qeveria javën e kaluar, në kuadër të thellimit të reformës për arsimin e lartë, ka përcaktuar TOEFL-in si kusht për të vazhduar studimet për Master.

Gjithashtu, Kryeministri theksoi se qeveria ka vendosur të heqë TVSH-në për arsimin. “Duke filluar nga viti që vjen arsimi është i pari dhe i fundit që do të jetë pa TVSH, sepse për të tjerat do të mbetemi tek të 10-at”, u shpreh ai.

Mw tej, Kryeministri Berisha u shpreh se një grup i gjerë drejtuesish dhe specialistësh po punojnë për të adoptuar një sistem të ri financimi, si rruga më e sigurt për të dyfishuar burimet financiare për arsimin. “Unë ju garantoj se nuk do të jetë e largët dita kur buxheti i shtetit do të shpërndahet si për shkollat publike dhe ato private”, u shpreh kryeministri.

Gjithashtu, Kryeministri u shpreh se do të bëhet çdo përpjekje për të inkurajuar kërkimin shkencor, për të financuar projektet, për të decentralizuar vendimmarrjen për kërkimin shkencor dhe për miratimin e projekteve, me besimin më të madh se ky është një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e universiteteve tona dhe sistemit tonë akademik.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek