07.05.2010

07.05.2010

Mëngjesi në BB
07/05/10 11:30
Klodi është banori i parë që zgjohet këtë mëngjes. Sapo ngrihet, ai del në kopsht për të parë kafshët. Menjëherë fillon të përkujdeset për to, sidomos për majmunin që duket kafsha e preferuar e të gjithë banorëve. Ai shkon në kuzhinë ku përgatit caj edhe për banorët e tjerë. Ndërkohë është cuar Jona. Të dy të rinjtë përqafohen kur takohen këtë mëngjes. Klodi i ofron caj dhe Jona del ta pijë në kopsht. Klodi shkon prapë pranë majmunit dhe i jep pak gjethe sallate dhe pak mollë për të ngrënë. Ai e përkëdhel dhe mundohet t’i mësojë majmunit se si të puthë. Jona e pyet se cfarë po bën dhe ai i tregon se majmuni e puthi. Të dy të rinjtë ulen bashkë në tavolinën e kopshtit. Klodi e shikon Jonën pak të menduar dhe e prek tek krahu si për t’i dhënë zemër. Jona fillon të flasë për përshtypjen që i ka lënë Mirit dhe Erionit, duke treguar kështu se mendimet e saja ishin të lidhura me këtë cështje.
Ndërkohë, banorët e tjerë vazhdojnë të flenë.

Komentojnë përshtypjet që kanë përcjellë
07/05/10 12:46
Klodi dhe Jona qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Jona i tregon Klodit se i bëhet qejfi që ka lënë përshtypje të mira, që është një njeri borgjez dhe super e edukuar, pavarësisht se nuk është e tillë. Me këto fjalë, edhe pse duke qeshur, ajo ironizon dy djemtë, Erionin dhe Mirin për mendimin që kanë krijuar e thënë hapur për të. “Aq dinë të gjykojnë”- thotë Klodi, ndërsa Jona vazhdon të thojë se është shumë sipërfaqësore që të gjykohet pse bleu dy herë verë, për më tepër duke e ndarë me të tjerët. 
Më tej Jona i tregon Klodit një kuriozitet dhe kujtohet se Jetmiri dhe Erioni kanë filluar të përqeshin pas krahëve që do të bëjnë kërkime për vërtetësinë e fjalvë që u ka thënë ajo. Klodi e këshillon Jonën që të qëndrojë indiferente ndaj djemve dhe ajo shprehet se kështu ka bërë, por mbrëmë nuk ka duruar dhe ka shpërthyer. Klodi shprehet se ajo ka fituar vendin e parë për inteligjente dhe e edukuar në lojën që kanë bërë disa ditë më parë dhe ajo thotë se i është bërë vërtet qejfi që ka marrë këto vlerësime. Ajo shton se ua ka bërë të qartë djemve që nuk ka qëllim të përdorë imazhin e saj për t’u bërë e njohur, pasi nuk i intereson bota e televizionit. 
Më tej në Klodit dhe Jonës i bashkohet dhe Mandi dhe ata kujtojnë Seldin duke dëgjuar një këngë e Klodi shprehet se atij i mungon Seldi. 

Jetmiri: “Ju nuk më besoni më” 
07/05/10 13:51
Jetmiri sapo është ngritur nga gjumi dhe i tregon Domit se ka parë një objekt në dhomë dhe ajo shpreh habi në fytyrë. Jetmiri reagon menjëherë dhe shprehet se banorët nuk e besojnë më në fjalët që thotë duke ia konsideruar të gjitha fjalët si gënjeshtra e mashtrime, dhe Domi përgjigjet se ajo e beson. Jetmiri shton se ai ka nisur t’u thotë një kuriozitet dje, por banorët e kanë marrë si shaka e jo si të vërtetë. Domi e pyet se ai duhet të dijë ndonjë gjë më shumë për këtë informacion që ata të binden, por Jetmiri shprehet se nuk e mban mend mirë e shton se ka njerëz që nuk e dinë fare këtë gjë dhe për të kaluar situatën, bëjnë shaka për të nxjerrë tjetrin keq, e në këtë rast Jetmirin. Domi shprehet se ai e ka krijuar vetë këtë situatë pasi u ka thënë njëherë një informacion e më pas u ka thënë se i ka gënjyer. Jetmiri shpjegohet se është shprehur në atë formë për të ndalur fjalët e banorëve pasi e ka parë që nuk po e besonin.

Gjaegjëzat sjellin zënka 
07/05/10 15:10
Banorët qëndrojnë në kopësht duke shijuar rrezet e diellit dhe duke biseduar. Klodi bisedon me Mandin dhe i tregon për qytet në Itali dhe turizmin që zhvilohet më së tepërmi në stinën e pranverës. Ndërkohë që Jetmiri hidhet në pishinë, dhe më në fund pas shumë tentativash dhe Erioni e ndjek nga pas. Ky i fundit bën shaka me Jetmirin duke menduar se si do të ishte po të fusnin lepurin në pishinë dhe Jetmiri përgjigjet se për lepujt nuk ka informacion nëse mund të notojnë, por shton se majmunët dinë shumë mirë. Ata bëjnë shaka me njëri-tjetrin për këtë temë dhe qëndrojnë duke marrë rreze dielli në kopësht. Në ato momente Klodi u thotë banorëve një gjaegjezë duke i vënë në lëvizje për t’a gjetur. Pasi e zgjidhin këtë gjaegjëzë, Erioni u tregon një tjetër dhe Klodi mundohet t’a gjejë, por nuk ia arrin dhe Erioni shprehet se mund të përgjigjet dhe Jona nëse e di. Jona nuk reagon fare, por pasi djemtë e thonë përgjigjen e saktë, ajo i drejtohet e i thotë se kanë bërë një gabim në kontekstin e gjaegjëzës dhe Erioni i kërkon falje me ironi, ndërsa Jetmiri mbron tezën e tij e thotw se e kishte në rregull.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek