Greva e 200 socialistëve hyri sot në ditën e 8

Greva e 200 socialistëve hyri sot në ditën e 8

Greva e 200 socialistëve hyri në ditën e tetë dhe gjendja e grevistëve po rëndohet. Ndërkohe opinionet rreth saj janë te shumta:

Deputetja e PD dhe aktorja e njohur Rajmonda Bulku tha për ATSH-në, se "greva e urisë duhet bërë në një moment shumë thelbësor dhe kur e kupton se për cfarë bëhet kjo sacrifice sublime. Nuk është pak të përjetosh atë që mund edhe të sjellë pasojë radikale, të cilat kanë të bëjnë me jetën e njeriut. Mendoj se kjo duhet bërë në një moment shumë thelbësor, dhe kur dihet se kush është motivi, për të cilën njerëzit futen në grevë".

Publicisti i njohur Fatos Lubonja, i pyetur nga ATSH në lidhje me ngjarjet e fundit në vend u shpreh se "marrëdhënia e turmës me liderin, kur ajo kalon në adhurimin e tij, në gatishmërinë për t'u vetësakrifikuar për të, lidhet me mungesë të theksuar të lirisë së individit, me flustracion të individit, me mungesë demokracie dhe të personalitetit të një vëndi, dhe të gjitha këto janë bashkë".

 


ATA
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek