Më poshtë deklarata e plotë e zedhenses së PD:
Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci, Ilir Xhelil Gjoni dhe pinjollët e tjerë të bllokut, që kanë burgosur bashkëpuntorët e tyre në mes të bulevardit kurse për vete ushqehen në restorantet më luksoze, kërcënuan personalitetin e shquar të artit shqiptar e politik, deputeten dhe artisten e mirënjohur Rajmonda Bulku për fajin e vetëm se ajo denoncoi me guxim aktin barbar të Edvin Ramës ndaj fëmijëve të nënave që ai ka burgosur në mes të bulevardit.
Ata kërcënuan Rajmonda Bulkun sepse kjo grua e nënë shqiptare nuk mundi të pajtohej me terrorin psikologjik, psikodramën dhe lëndimin e thellë shpirtëror që përjetojnë vogëlushët që kanë nënat e tyre të ngujuara në grevën Rama – Ruci.
Partia Demokratike i thotë zotit Rama se ajo është e gatshme të respektojë plotësisht liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë të garantuara në Kushtetutë por hedh poshtë me indinjatë kërcënimet banditeske alla mafia ndaj deputetes së saj dhe artistes Rajmonda Bulku dhe paralajmëron se autorët e këtij kërcënimi do të marrin përgjigjen më të merituar ligjore.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |