08.05.2010

08.05.2010

Situata të sikletshme e komike
08/05/10 01:46
Pasi kanë mbaruar emisionin ku Erioni ka qenë gazetar dhe ka intervistuar banorët, të cilët kishin marrë role të personave të moshuar dhe gjendeshin në një azil, Erioni shprehet se e ka shijuar aktrimin që kanë bërë, por nëse do t’i ndodhë vërtet që t’i jepet rasti për një intervistë të tillë, do t’i shikojë në mendje emisioni që ka bërë me banorët e do t’i vijë për të qeshur. Mandi fillon të imagjinojë se si mund të ndodhë që Erioni të jetë në transmetim direkt në tv dhe të fillojë të qeshë në mes të emisionit. Klodi thotë se kjo do të ishte shumë e sikletshme dhe Domi shton se do të ishte shumë komike, por dhe e sikletshme në të njëjtën kohë.Më pas Erioni u tregon se ka patur një eksperienë të tillë më parë, ku i është dashur të bëjë një intervistë, por sigurisht që ka rezultuar e suksesshme dhe jo kështu si po e imagjinon tani.

Jona: “Le t’a fitojë më i miri”
08/05/10 02:51
Jona, Klodi dhe Mandi qëndrojnë në dhomë duke biseduar. Jona flet për qëndrimin në shtëpi dhe kush mund të ketë propabilitetin më të madh për të fituar. Ajo numëron cilësitë që duhet të ketë konkurenti që do të fitojë Big Brother-in. Jona shprehet se për të duhet t’a fitojë personi që e meriton vërtet dhe të ketë dhënë vlera brenda shtëpisë. Mandi e mbështet dhe thotë se publiku sigurisht që do të zgjedhë atë person që i ka patur të gjitha cilësitë e merituara. Klodi shton se të gjithë banorët që kanë arritur deri në këto momente kanë dhënë shumë nga vetja, por kjo mbetet në dorën e publikut. Mandi shprehet se e rëndësishme është që të kalojë dhe nata e nesërme e spektaklit e më pas do të jetë ndryshe dhe Klodi u kërkon që të ndërrojnë temë dhe vendimet t’ia lënë në dorë publikut. 
Klodi largohet nga Jona dhe Mandi e shkon të shtrihet, e po ashtu dhe Mandi e ndjek. Jona u ankohet dy djemve duke u thënë se ata e lanë vetëm. 

Jona dhe Domi thashetheme
08/05/10 03:49
Jona dhe Domi qëndrojnë në dhomë duke biseduar me zë të ulët , ndëkohë që banorët e tjerë janë në gjumë. Sy vajzat flasin për Erionin dhe Jetmirin, për sjelljen e tyre gjatë kësaj jave në lidhje me provën e javës. Jona shprehet se Jetmiri ka dashur që t’a fitonte patjetër të drejtën për të marrë një telefonatë, por nuk është ngopur as kur e ka realizuar këtë gjë. Ajo shprehet se dhe Erioni ka qenë po aq luftarak sa Jetmiri, dhe mendimi që kanë shprehur që t’ia linin Mandit mundësinë për të marrë një telefonatë ka qenë i kotë, pasi ata e kuptuan që Klodi dhe Mandi nuk ishin të aftë për t’a realizuar provën në kohë të shkurtër, dhe rrjedhimisht kuptohet që lufta ka qenë kundra Domit e Jonës. Kjo e fundit shprehet se Erioni i ka thënë i inatosur që ajo e arriti qëllimin për t’a marrë telefonatën dhe Domi shton se Jetmiri i ka dhënë të kuptojë që do t’ia lërë asaj mundësinë për të marrë telefonatën, ndërkohë që ka nxituar me shumë pasion për të dalë përsëri i pari. Domi shprehet se Jona ka bërë mirë që ka debatuar me djemtë pasi ata e kishin tepruar vërtet me të, por nga ana tjetër u ka bërë qejfin sepse ata këtë donin, një shpërthim nga ana e saj. Jona shprehet se nuk mund të duronte më pasi ata kishin gjithë javën që e sulmonin. Ajo shton se ata të dy kanë përmendur shpesh herë dhe personat e saj të afët, duke veçuar të dashurin e saj dhe i tregon Domit se ajo i ka thënë Jetmirit se sa më shumë që rri me të, aq më shumë i shtohet dashuria për partnerin e saj.

Vajzat tregojnë ëndrra të çuditshme
08/05/10 12:21
Banori i parë që zgjohet është Klodi, dhe pasi kryen punët e para të mëngjesit, ai kthehet në dhomë dhe i bën masazh Jonës, pasi ajo ia kërkon e i thotë që ndjen pak dhembje në trup. Jona i tregon Klodit se ajo ka parë në ëndërr sikur ka dalë nga shtëpia e BB dhe Klodi i thotë të mos shqetësohet. Ajo shton se në ëndërr ka parë Domin që u mërzit shumë për daljen e saj, madje qante, por Klodi e qetëson dhe i thotë t’a harrojë këtë gjë. Pas masazhit nga Klodi, Jona ngrihet nga krevati dhe bën punët e para të mëngjesit, e Mandi po ashtu. Klodi del në kopësht dhe përshëndetet me kafshët duke i folur e duke i përkëdhelur. 
Më pas Klodi shkon në dhomë dhe zgjon banorët e tjerë që vazhdojnë të flenë dhe ia arrin qëllimit. Ai e zgjon Domin me përkëdhelje e po ashtu si Jona dhe ajo i tregon një ëndërr të çuditshme që thotë se as vetë nuk di t’ia shpjegojë. Pas pak çastesh banorët dalin në kopësht dhe hanë mëngjesin të gjithë bashkë në atje. 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek