10.05.2010

10.05.2010

Erioni dhe Jona bisedojnë gjatë
10/05/10 19:57

Erioni dhe Jona qëndrojnë në dhomë duke folur për tema të ndryshme, si përshembull zgjedhjet elektorale në Shqipëri ku Erioni tregon eksperiencën e tij, ndërsa Jona ilustron shembuj të marrë nga Afrika e Jugut, pasi ka qenë prezente gjatë kohës së zgjedhjeve dhe bëjnë krahasimin midis dy vendeve. Duke u nisur nga kjo temë, ata komentojnë për mënyrën e sjelljes së njerëzve dhe në veçanti për durimin e pakët për të qëndruar në rradhë e për të pritur. Jona tregon disa ndodhi gjatë momenteve që ka udhëtuar e kur ajo largohet, Jetmiri e ironizon duke i thënë Erionit:- “Vazhdon me histori avionash Jona? Jemi lodhur duke dëgjuar të njëjtat gjëra”. Erioni nuk reagon. 
Më pas Jona, Klodi dhe Jona dalin në kopësht dhe qëndrojnë duke biseduar. Klodi i tregon se kur është në Itali, shpesh herë organizojnë festa me miqtë e tij, dhe kur dëgjon këngë shqiptare, preket dhe fillon të qajë nga malli që ndjen. 
Ata vazhdojnë të bisedojnë për sportet dimërore duke treguar eksperiencat dhe njohuritë që kanë mbi to. 

Klodi kujton Mandin 
10/05/10 20:53

Erioni, Jona dhe Klodi qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Klodi i pyet miqtë se çfarë do të gatuajnë për darkë dhe ai shprehet se duhet të ishte Mandi që t’ua bënte gati përbërësit e nevojshëm për të gatuar. Klodi shton se i mugon Mandi dhe i pyet ata nëse kanë të njëjtën ndjenjë dhe a i ka marrë malli dhe Jona përgjigjet se ata do të ritakohen me Mandin brenda javës, kështuqë nuk do të ketë shumë kohë shkëputje mes tyre. Klodi fillon të këndojë dhe thërret me zë të lartë se Mandi i mugon shtëpisë. Erioni thotë se është evidente se Klodit i mugon Mandi dhe Klodi shton se sot e ka pirë kafenë vetëm, në mugesë të Mandit. Më pas Klodi kujton Oltën dhe mamanë e tij dhe i përshëndet me një këngë. Klodi fton Jonën në kërcim dhe Erioni i thotë Klodit me shaka se ai nuk ka pse t’a marrë vajzën dhe më parë duhet t’i marrë leje atij. Klodi përgjigjet se Erioni nuk është përgjegjës për Jonën dhe bashkë me të kercejnë në kopësht.

Kërcejnë e këndojnë 
10/05/10 22:16

Banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar e ndërkohë në sfond u serviren këngë popullore. Të parët që ngrihen për të kërcyer janë Jetmiri me Erionin. Klodi shpreh idenë që të vishin me veshje popullore në përputhje me këngët që dëgjojnë. Ai merr Jonën dhe i rrotullon një çarçaf në trup, e po ashtu bën dhe për vete. 
Ndërkohë Domi del në kopësht dhe kërcen valle me Jetmirin. 
Më pas Klodi dhe Jona dalin në kopësht dhe të veshur me kostume popullore kërcejnë valle. Klodi fton dhe Erioni t’i bashkohet, por ai qëndron me Jetmirin ulur duke i parë. Jetmiri thotë për Jonën që ajo nuk di të kërcejë, e më pas dhe për Domin e Klodin pohon të njëjtën gjë. 
Si përfundim, Jetmiri me Erioni i bashkohen banorëve të tjerë dhe të gjithë këndojnë e kërcejnë nën tingujt e këngëve popullore. 

Banorët diskutojnë për papunësinë 
10/05/10 23:26

Pasi kanë kaluar një kohë të gjatë duke kënduar e duke kërcyer, Klodi me Jetmirin kanë përgatitur darkën. Ata dalin në kopësht dhe hanë atje. Ndërkohë bisedojnë përsëri për këngët dhe për situatat festive që kanë kaluar brenda shtëpisë. 
Në këto momente banorëve u është ndërprerë muzika, dhe Klodi i thotë Erionit se sapo ka shkuar ai në kopësht, është ndaluar muzika. Erioni përgjigjet se ai do qetësi dhe Klodi shton se ai duhet të mundohet t’a gjejë qetësinë gjithkund. 
Ndërkohë që janë duke ngrënë, banorët hapin një temë diskutimi përsa i përket papunësisë dhe fuqisë punëtore. Klodi shprehet se sipas mendimit të tij ka shumë njerëz që nuk duan vetë të punojnë, por pothuajse të gjithë banorë e kundërshtojnë. Klodi shprehet se ai ka debatuar dhe me Mandin për këtë temë, pasi ai i ka treguar që në biznesin e tij ka shumë vështirësi për të gjetur punëtorë. Jetmiri përgjigjet se në shumë raste ka shfrytëzim nga ana e punëdhënësit dhe Klodi shton se ky fenomen ndodh gjithkund e nuk mund të evitohet. Domi thotë se për t’i besuar një punë dikujt, duhet që t’a meritojë pasi nuk mund të paguash pa arsye dikë që nuk kryen me efektivitet punën që i është dhënë. Klodi shprehet se ai ka vënë re që dhe në shtëpinë e BB ka shumë banorë që nuk prekin asnjë punë me dorë dhe Jona e mbështet. Erioni u përgjigjet se e pranon që ka dy javë që nuk ka bërë asnjë punë, por nesër do të pastrojë vetëm për nder të Jonës meqënëse asaj i ka rënë në sy ky fenomen. 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek