Surprizë Jonës për ditëlindje
13/05/10 23:41
Klodi ka menduar t’i bëjë një surprizë Jonës duke qenë
se ka ditëlindjen. Bashkë me djemtë, kanë marrë kashtë dhe e vendosin në
kopësht duke formuar një urim për Jonën. Jetmiri dhe Erioni japin
mendimin që t’i vënë zjarrin kashtës dhe kështu shkronjat do të dallohen
më tepër dhe do të duket bukur.
Djemtë i thonë Domit që të mos e lërë Jonën të dalë në kopësht deri sa
t’a përgatisin surprizën për të dhe i tregojnë se çfarë po bëjnë.
Më pas ata e ftojnë Jonën të dalë në kopësht dhe këndojnë këngën e
urimit të ditëlindjes, ajo i falenderon dhe surprizohet që ata janë
kujdesur për të. Përveç shkrimit në kopësht, ata i dhurojnë një jastëk,
ku të gjithë kanë shkruar nga një frazë.
Jona shprehet se kishte dy muaj që mendonte se si do ta festonte
ditëlindjen, dhe ja ku gjendet në një vend që nuk e kishte menduar fare
dhe me njerëz që as nuk i njohte më parë. Më pas Erioni i tregon se dhe
ai e ka festuar ditëlindjen brenda shtëpisë së BB dhe po ashtu, shumë
banorë të tjerë
“1 ditë na ndan nga fundi i BB”
14/05/10 00:20
Festa surprizë që u organizua, nuk i dha mundësinë dy
vajzave që të përgatiteshin e të visheshin bukur si për festë, ndaj ato
shkojnë në dhomë për t’u përgatitur, kurse djemtë i presin në kopsht.
Teksa qëndrojnë në shoqërinë e njeri-tjetrit, tre djemt shprehen se po u
vjen keq që ky është fundi i BB. Ata mendojnë që mbrëmjen e sotme ta
gdhijnë deri në mëngjes e të mos u ikë kot asnjë moment. Gjithashtu,
edhe për mbrëmjen e të premtes, ata mendojnë se nuk është nevoja të
qëndrojnë vetë zgjuar sepse gjumi nuk do t’i zërë nga emocionet e shumta
që do kenë. Klodi tregon se dhe pak më parë me Domenikën ishin duke e
diskutuar këtë gjë. Ai tregon se si atë, edhe Domin e kanë pushtuar disa
ndjenja të cilat nuk duan që ata të largohen nga shtëpia. “Të mendosh,
kanë ikur 4 muaj e ka ngelur vetëm 1 ditë”- thotë Miri sikur nuk do ta
besojë. Erioni e përsërit pas tij dhe shton se 1 ditë i ndan nga
finalja. Ai thotë se edhe 1 natë u ka mbetur e më pas do shkojnë në
shtëpitë e tyre, kurse Miri thotë se do t’u mbetet vec të shohin
filmimet më pas. Erioni ngacmon Klodin se ata nuk do të rrinë më të qetë
pasi të dalin sepse do ftohen nëpër emisione të ndryshme. Ai tregon se
emisioni i parë do jetë ai i “Fan Club” ku do të debatojnë për herë të
fundit me njeri-tjetrin. Klodi ia kthen se do diskutojnë e jo do
debatojnë, kurse Miri shprehet aty ka përfunduar gjithcka e nuk do kenë
cfarë të thonë më për debat. Më pas, djemtë kujtojnë momentet kur kanë
hyrë në këtë shtëpi. Erioni dhe Miri i tregojnë Klodit se si ka qënë
momenti i tyre, kurse Klodi i tregon vecantinë e momentit të tij. Ai
tregon se përgatitjet përpara hyrjes në BB kanë qënë aq të shpejta saqë
nuk i dhanë kohë të mendohej se si do e prisnin banorët. Të tre djemtë
shprehen se do përjetojnë emocione shumë të vecanta kudo që do jenë pasi
të përfundojë BB sepse ndryshe janë mësuar këto 4 muaj me kamerat në
shtëpi, por pa njerëz të tjerë, e ndryshe kur dikush do t’i intervistojë
apo kur të jenë përballë një publiku të gjërë
Festa e ditëlindjes së Jonës
14/05/10 01:55
Pasi vajzat përgatiten, dalin në kopsht ku marrin
komplimete për paraqitjen. Kështu, të pestë janë gati për të filluar
festën. Fillimisht, të rinjtë improvizojnë sikur janë në një pub dhe
sikur djemtë duan të njihen me dy vajzat. Mes tyre ka shumë batuta dhe
humor. Më pas, ata kërcejnë dhe këndojnë me këngët në sfond. Muzika me
ritmet e ndryshme, i ndryshon shpesh ngjyrat festës, pasi varion nga ajo
e lehtë, tek muzika e fortë e duke vazhduar me populloren, një altermin
i tyre i cili i vë në lëvizje banorët. Banorët duken tepër të kënaqur,
vecanërisht Jona e cila shprehet se kurrë nuk e kishte menduar të
festonte ditëlindjen e saj në këtë shtëpi dhe me njerëz që thuajse nuk i
njeh. Festa zgjat rreth dy orë e më pas banorët shtrihen për të fjetur
| Tiranë | 8 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | 4 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.13 | 141.91 |
| USD | 103.60 | 108.00 |
| GPB | 163.95 | 170.91 |
| CHF | 112.92 | 117.71 |