Presidenti amerikan Barak Obama firmosi dje një ligj për zgjerimin e rolit të qeverisë amerikane në monitorimin e lirisë së shtypit në botë.
Presidenti Obama tha se legjislacioni dërgon një mesazh të fuqishëm se Shtetet e Bashkuara po i kushtojnë vëmendje mënyrës se si operojnë qeveritë e tjera në këtë aspekt.
Ligji mban emrin e Daniel Perl, një gazetar i Wall Street Journal, të cilit iu pre koka në Pakistan në vitin 2002. Zoti Obama tha se vdekja e zotit Perl tregon se ka njerëz që do të vepronin në mënyra ekstreme për të mos lejuar gazetarët të bënin punën e tyre.
Presidenti Obama tha se Ligji Daniel Perl për Lirinë e Shtypit do t’i kërkojë Departamentit të Shtetit të regjistrojë statusin e lirisë së shtypit në vende të ndryshme në kuadër të vlerësimit të përvitshëm të të drejtave të njeriut.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -5 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -5 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |