Një 24 vjeçare arabo-amerikane fitoi titullin Miss USA në ceremoninë e
përvitshme të bukurisë që u mbajt mbrëmë në Las Vegas.
Rima Faki,
një imigrante libaneze, fitoi çmimin pas konkurimit në intervistë,
veshjet elegante dhe atë të kostumit të banjos. Gjatë konkurimit, ajo
gati sa nuk u rrëzua kur po ecte me fustanin e ballos por arriti t'u
mbijetojë skualifikimeve të bukurosheve nga 50 shtete, përfshirë
Distriktin e Kolumbias.
Faki e cila ka ardhur që kur ishte foshnje në Shtetet e Bashkuara besohet të jetë arabo-amerikania dhe myslimania e parë që mban titullin Miss USA. Ajo u tha organizuesve të ceremonisë se familja e saj feston të gjitha festat fetare, si ato të krishtera edhe ato myslimane. Rima Faki përfaqësonte shtetin e Miçiganit.
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |