Kryeministri Berisha e konsideroi te hënën elitën si një pasuri kombëtare, që sipas tij "nuk e bëjnë apo ç'bëjnë kryeministri apo z. Rama". Elita e kulturës dhe artit, tha Kryeministri "mbart të gjitha visaret më të çmuara të kombit dhe ka avantazhin e madh të jetë kujdestare, arkitekte, por dhe ndërtuesja e identitetit të kombit. "Identitetin e kombit nuk e ndërtojnë dot politikanët, ndërtuesit, biznesmenët apo kompanitë multinacionale, por atë e ndërtojnë dhe zhvillojnë njerëzit e kulturës dhe artit", tha kreu i qeverisë.
Berisha i kërkoi kryetarit të Partisë Socialiste, njëherazi kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama t'i kërkojë ndjesë publike elitave të kombit për vlerësimet dhe etiketimet jashtëzakonisht të padenja. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kreu i Qeverisë shprehu mirënjohjen për kontributin e intelektualëve shqiptarë dhe elitës së kombit në procesin e integrimit të vendit. Sipas tij "të ardhmen e ndërtojnë intelektualët dhe elitat që janë pasuri e kombit dhe promotor i zhvillimit të vendit".
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |