Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të martën:
Gazeta “ Koha Jonë”
BERISHA , APEL RAMËS: KËRKOJI NDJESË ELITËS
Kryeministri Sali Berisha i bëri dje thirrje kryetarit të opozitës, Edi Rama, që ti kërkojë ndjesë publike elitës së kombit për fjalët e thëna ndaj tyre, vetëm se janë pro integrimit të vendit.
Tituj të tjerë:
Svoboda: Zgjidhja partitë të pranojnë zgjedhjet
Gjata
: Për kutitë të vendos Komisioni i Venecias
Gazeta “ Shqip”
SVOBODA : NJË DELEGACION I PE MUND TË NDIHMOJË PËR ZGJIDHJEN
Bashkimi Europian ose një pjesë e tij duke përfshirë një delegacion të Parlamentit Europian duhet të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.Ky është qëndrimi që mbajti dje nënkryetari i grupit socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Johannes Svoboda.
Tituj të tjerë:
Tre kandidatë të kushtetueses dalin sot para
deputetëve
Ristani:
Asnjë dakortësi e palëve nuk del mbi ligjin
Gazeta “ Panorama”
RAMA: MBI 2000 QYTETARË GATI PËR GREVË
Kreu i PS-së, Edi Rama duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar grevën e urisë u shpreh dje se mbi 2000 qytetarë janë gati të hyjnë në grevë.
Tituj të tjerë:
Pyetësori, Brukseli i kthen 500 pyetje Qeverisë
Shëndetësia në vështirësi të ndryshojë skema e
kontributeve
Gazeta “ Shekulli”
'KUSHTETUESJA'; DEKRETET E TOPIT SHQYRTOHEN SOT NË KUVEND
Mazhoranca vendos të mos humbasë kohë për dekretet e kreut të Shtetit, për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Ligjeve ka vendosur të marr me urgjencë sot në seancë dëgjimore tre emrat e propozuar prej Topit, për tre vendet vakante të institucionit më të lartë, në hierakinë e sistemit të drejtësisë.
Tituj të tjerë:
Ndryshon akciza për kafenë dhe karburatin
Dita e 17 serumi mban gjallë grevistët
Gazeta Shqiptare
RISTANI: MATERIALET NË ARKIV, FLETËT DO TË DIGJEN
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani ka deklaruar dje se destinacioni i vetëm ligjor i fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, në rast se kutitë do të hapen është djegja e tyre.
Tituj të tjerë:
Celularët në qeli, penalizim drejtorëve
Anglishtja, gjuhët e huaja kundër
Gazeta “Rilindja Demokratike”
KUSHDO QË TË CËNOJË SHTETIN LIGJOR, NDËSHKIM SIPAS LIGJIT
Çdo përpjekje për të imponuar me cilido mjet apo forcë qoftë dhunimin e shtetit ligjor, do të marr përgjigje ligjore nga kusho dhe cilido. Kështu ëhstë shprehur Kryeministri Berisha dje gjatë inagurimit të qëndërs së përbashkët të Kontrollit të Hapësirës Detare, pranë Komandës së Flotës në Durrës.
Tituj të tjerë:
Topalli; Pamuk emblemë e vlerave të kombit turk
Patozi: Kërkesat e Ramës i rrëzon ligji dhe
Kushtetuesja
Gazeta “Zëri i Popullit”
GJIKNURI: TRANSPARENCA PËR VOTËN MË THEMELORJA PËR POPULLIN
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha dje, se kauza e opozitës do të vazhdojë të mbledhë shumë njerëz, pasi kërkesa jonë është një përputhje të plotë me Kushtetutën.
Tituj të tjerë:
Qeveria rrit taksat, shqiptarët paguajnë krizën e Berishës
Pamuk rrëfen dashurinë shqitpare
Gazeta “ Integrimi”
KODRA: SITUATA POLITIKE, LSI ËSHTË GATI PËR DIALOG DHE VETËM PËR DIALOG
Zv/Ministrja e Punës dhe nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra deklaron se zgjidhja e krizës politike mund të bëhet vetëm me dialog.
Tituj të tjerë:
LSI e Beratit takimi me anëtarët e rinj intelektualë
BSH: Është rritur besimi i biznesit/s
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më
datën 18 maj 2010 në Prishtinë:
Gazeta “Bota sot”
KOSOVA NUK DUHET T’I JAP “LLOGARI” KËSHILLIT TË SIGURIMIT
Kundër raportimeve të UNMIK-ut në KS
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Pacolli merr premtime për njohje nga Iraku
Ekspertiza e ndërkombëtare të zbardhë vrasjen e gjashtëfishtë të
shqiptarëve
Gazeta “Epoka e re”
LIMAJT IA MONTUAN
Nuk duhet të ngutemi. Është tepër e ultë të tentohet të linçohet një
njeri
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Koalicioni PDK-LDK deri në fund
Hyseni: Dialogu me Serbinë, si dy shtete të barabarta
Gazeta “Express”
MBETET I NDARË
Këshilli i Sigurimit mbetet i ndarë kur flitet për Kosovën. Disa shtete
presin vendimin e GJND’së. Ato që na kanë njohur, kërkojnë që Prishtina
dhe Beogradi të gjejnë zgjidhje për çështje teknike. Ministri Hyseni tha
se Kosova është e gatshme për këtë, por vetëm si palë të barabartë me
Serbinë. Ministri Jeremiq dëshiron negociata për statusin.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Statusi i shpëtoi
Kemi të njofshëm
Gazeta “Koha ditore”
S;KA NDRYSHIME NË OKB
Askush nuk duhet të dyshoj në vendosmërinë e institucioneve të Kosovës
që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Vetë fakti që
njeriu mund të shohë veprime të prekshme në këtë aspekt se sa e vendosur
është Qeveria e Kosovës në luftimin e këtyre dukurive. Në këtë aspekt
ne jemi duke bashkëpunuar shumë me praninë ndërkombëtare, sidomos me
EULEX-in”, ka thënë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: jam i kënaqur për bashkëpunimin me EULEX-in
Gjorgjeviqi ka urdhëruar varrosjen e kufomave në Batajnicë
Gazeta “Kosova Sot”
HYSENI: NDËRHYRJET E SERBISË NË VERI TË KOSOVËS TË PAPRANUESHME
Republika e Serbisë përmes ndërhyrjeve detabilizuese dhe jashtëzakonisht
penguese ka vazhduar të jetë e padobishme. Inkurajimi dhe përkrahja e
strukturave ilegale në veri ka vazhduar dhe shpallja për mbajtjen e të
ashtuquajturave zgjedhje të organizuara nga Republika e Serbisë në veri
të Kosovës, janë edhe një ndërhyrje tjetër e papërgjegjshme dhe e
papranueshme, ka thënë ministri i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Dorëheqja shpëton gjyqtarët e dyshuar
Gjykatat komunale me lëshime serioze
Gazeta “Lajm”
NUK PENGOHEN!
Pavarësisht se nga këto zgjedhje dhe nga të zgjedhurit, nuk përfitojnë
asgjë, serbët në veri, megjithatë do të dalin në zgjedhjet e
jashtëzakonshme të Serbisë, për komunën e Mitrovicës. Zgjedhjet e
Serbisë në veri, nuk pengohen nga institucionet e Kosovës, ndërkohë që
ato mund t’i pengojnë përpjekjet e ICOI-së dhe Qeverisë për krjimin e
komunës së Mitrovicës së Veriut
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Rezoluta e tejkaluar
Lobim edhe në Irak
Gazeta “Zëri”
FOND PËR PRISHJE TË KOALCIONIT
Në Këshillin e Përgjithshëm të LDK, gjatë kësaj jave, do të kërkohet
prishja e koalicionit me PDK-në
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Nuk e duan UNMIK-un
Thaçi çmon bashkëpunimin me EULEX-in
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |