Më tepër se 20 civilë dhe pesë ushtarë të huaj gjetën vdekjen sot në një
atentat kamikaz me autobombë që kishte si objektiv forcat e NATO-s në
perëndim të Kabulit. Atentati që synonte të godiste forcat ndërkombëtare
ndodhi në një lagje të Kabulit ku ndodhet parlamenti, muzeu kombëtar,
një spital që financohet nga perëndimorët dhe pallati Darul-Aman.
Shumica e viktimave ishin pasagjerë të një autobusi civil që po kalonte
rastësisht.Pesë ushtarë të tjerë të forcave aleate kanë mbetur të
plagosur. Përgjegjësinë e atentatit e morën talebanët.
ShtypiDites