Ky është një automjet "Citroen", model i vitit 1932, prodhuar në vitin
1948, pronë e qytetarit vlonjat Agim Muçaj, i pasionuar pas makinave të
epokës. Krahas kësaj makine ai posedon dhe automjetin "Morris", model i
vitit 1923, prodhuar në vitin 1979. “Citroeni” ishte në pronësi të
kryetarit të komunës të Montekatinit (Firence), por pas vdekjes të tij
vite më parë, ajo i mbeti të birit. Pasioni për mjetet e vjetra më çoi
tek kjo pasuri e rrallë”, tregon 55 vjecari Mucaj. Dy mjetet e rralla
kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve vlonjatë, teksa qarkullojnë në
lumin e makinave, prodhim i viteve të fundit.
ShtypiDites