Rumani: Ish funksionarėt e komunizmit, 5 vjetė jashtė politikės

Rumani: Ish funksionarėt e komunizmit, 5 vjetė jashtė politikės

Parlamenti rumun votoi një ligj për lustracionin që do të ndalojë ish-zyrtarët e regjimit komunist të marrin pjesë në funksionet publike për pesë vjet. Dhoma e Deputetëve miratoi tekstin me 203 vota pro, 40 vota kundër dhe 12 abstenime. Personat që kanë bërë pjesë në strukturat drejtuese të Partisë Komuniste rumune, në Këshillin e Ministrave si dhe ato që kanë pasur funksione në drejtimin e qendrave të burgjeve politike ose komandantët e milicisë gjatë periudhës komuniste, 6 mars 1945-22 dhjetor 1989 nuk mund të përfshihen në funksionet publike për një periudhë pesëvjeçare pas hyrjes në fuqi të ligjit.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek