Gazeta “Bota sot”
TURQIA PREMTON LOBIM PËR NJOHJEN E KOSOVËS
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Zanierit t’i tregohet vendi! Jashtë Kosovës
Për FSK-në as nuk ka plan për armatosje, as për rol të ri
Gazeta “Epoka e re”
POSHTËRIMI I THAÇIT
Poshtërimi i kryeministrit në Aeroport, dhe i ministrave me të, e
promovoi një Pishpirikhane të madhe në Kosovë. Dikush duhet të paguajë!
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Në veri shteti duhet të veprojë fuqishëm
Takohen si vëllezër
Gazeta “Express”
NJOLLA E PROKURIMIT
Parlamentit të Holandës dje i është dorëzuar një raport me emrat e mbi
90 prokurorëve të këtij shteti, të cilët janë kritikuar nga mediat e
atjeshme për mungesë të profesionalizmit. Në mesin e tyre gjendet edhe
emri i zv.prokurorit të përgjithshëm të EULEX-it Johan van Vreeswijk, i
cili, pas hetimeve të bëra nga organet kompetente holandeze, është
kritikuar për joefikasitet në menaxhimin e përgjimeve telefonike
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Turqia është gati për mbështetje
Shteti i EULEX’it
Gazeta “Koha Ditore”
PERDUCA: HETIMET NË MTPT NUK KANË PRAPAVIJË POLITIKE
“Mendoj se është në interes të secilit shtet, përfshirë edhe Kosovën, që
të lejojnë që gjyqësori, pra prokurorët dhe gjykatësit, të kryejnë
punën e tyre në mënyrë që të zbulojnë veprimet kriminale dhe, nëse kanë
dëshmi, të sillen para drejtësisë të dyshuarit. Ky është nocioni bazë të
drejtësisë dhe i sundimit të ligjit. Mendoj se është në interes të
institucioneve të Kosovës që kjo të bëhet”, ka thënë Perduca
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Westerwelle, thirrje për luftë kundër korrupsionit në Kosovë
EULEX-i e quan të zakonshëm kontrollimin e bagazhit të kryeministrit
Gazeta “Kosova Sot”
NË QERSHOR, PLATFORMA PËR ‘TREPÇËN’
Zyrtarë të MEM-it thonë se deri në fund të qershorit do të ndërtohet një
platformë për ristrukturimin e gjigantit ‘Trepça’. Në anën tjetër,
përfaqësues të opozitës konsiderojnë se me vonesat që po bëhen për
funksionalizimin e këtij gjiganti, ekonomisë së vendit po i shkaktohen
dëme marramendëse
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Konferenca Islamike, rezolutë për Kosovën
Ekspertët gjyqësorë, vegla në duart e gjyqtarëve
Gazeta “Lajm”
TREGU I NDRYSHKUR
Tregtarët asnjëherë nuk kanë shprehur interesim për të tregtuar në
tregun e lirë në “Kodrën e Diellit”, për ndërtimin e të cilit janë
shpenzuar rreth 160 mijë euro. Kungujt e kalbur rrëzë një tezge, ngjyrën
e së cilës e ka mbuluar ndryshku, janë dëshmia më e mirë e një
investimi të dështuar
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Riformatimi në pikën 1
Nis dizajnimi i urave
Gazeta “Zëri”
QEVERIA E PASANUESHME
Qeveria e Kosovës pritet të ndërmarrë masa reformuese, e cila, vështirë
se do t’ia rikthejë kredibilitetin e humbur koalicionit aktual
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Vrejsweejk: Do ta arrestojmë dikë
Ndërkombëtarët të ndarë për EULEX-in
ShtypiDites