Sot hapet tuneli jugor me gjatësi 5,7 kilometra ne autostradën Morin- Kukës -Durrës, qe afron ndjeshëm Kosovën me Shqipërinë. Që në oret e para mëngjesit, dhjetra mjete nga Kosova, Kukësi e Hasi kanë udhëtuar drejt tunelit per të lëvizur sa më shpejt në anën tjetër të tij. Përmes këtij tuneli parashikohet që gjatë sezonit turistik të lëvizin në 24 orë mbi 10 mijë automjete.
Punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar dhe integruar plotësisht në një sistem të kontrollit qendror që përfshin:
· më shumë se 70 kamera CCTV;
· sinjalistikën e mesazheve variabël elektronik;
· një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin;
· lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit;
· një sistem telefonik në rast emergjence;
· komunikimin me radio;
· si dhe ndriçimin normal dhe atë të sigurisë .
Duke filluar nga ora 10:00 e ditës së premte, tuneli i Thirrës do të jetë i hapur për trafikun, duke bërë të mundur tranzitimin në të gjithë segmentin Rrëshen-Kalimash.
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -6 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -6 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |