Parlamenti turk, rezolutė kundė Izraelit

Parlamenti turk, rezolutė kundė Izraelit

Parlamenti turk kërkoi me unanimitet masa efikase kundër Izraelit, pas sulmit izraelit kundër flotiljes së ndihmave për në Rripin e Gazës.Parlamenti i kërkoi qeverisë turke të rishikojë lidhjet politike, ushtarake dhe ekonomike me Izraelin dhe të marrë masat efikase të nevojshme."Turqia duhet të përdorë mjetet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që ka në dispozicion kundër Izraelit'', thuhej në deklaratë. Ajo kërkon ngritjen e një komisioni ndërkombëtar të pavarur për të hetuar sulmin izraelit që përbën një dhunim flagrant të të drejtës ndërkombëtare dhe kartës së Kombeve të Bashkuara.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek