Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-0 ndaj Andorrës në miqësoren e
së mërkurës në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Golin për Shqipërinë e
shënoi sulmuesi Hamdi Salihi në minutën e 44-t të ndeshjes, pas një
krosimi të Kristi Vangjelit nga e djathta. Kjo ishte ndeshja e tretë që
Shqipëria zhvillonte ndaj Andorrës. Më parë Shqipëria kishte fituar 3-0
në vitin 2000 dhe ka humbur 2-0 në vitin 2002. Kjo ishte fitorja e dytë
brenda një jave për Shqipërinë pas asaj të arritur në Podgoricë të
shtunën e kaluar ndaj Malit të Zi.
ShtypiDites