Marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin nuk do të jenë kurrë më si më parë,
pas sulmit të ushtrisë izraelite kundër një flotiljeje ndërkombëtare
ndihmash nisur për në Gaza, tha presidenti turk, Abdullah Gul.
"Duke nisur që nga ky moment, marrëdhëniet tona nuk do të jenë më
kurrë si më parë'', theksoi ai para medias.
Gul theksoi se sulmi i ushtarëve izraelitë kundër flotiljes me
destinacion Rripin e Gazës kishte çuar në pasoja të pariparueshme në
raportet dypalëshe.
"Izraeli ka kryer një nga gabimet më të rënda në historinë e tij'',
theksoi presidenti turk duke nënvizuar që nuk do ta falë kurrë këtë
sulm që u kushtoi jetën tetë shtetasve turq dhe një amerikani me
origjinë turke.
ShtypiDites