Zyrtarët belgë thonë se një person vrau sot me armë zjarri një gjyqtare
dhe një sekretar gjykate në Bruksel. Autoritetet thonë se personi hapi
zjarr pranë gjykatës kryesore të kryeqytetit belg dhe pastaj u largua me
vrap nga vendi i ngjarjes. Një zëdhënës i zyrës së Prokurorit në
Bruksel tha se autori i sulmit ishte i pranishëm gjatë të gjithë seancës
gjyqësore dhe e nxori armën nga fundi i saj. Policia po vazhdon
kërkimet dhe nuk dihen hollësi të tjera për identitetin e autorit, apo
për shkakun e sulmit. Ministri i Drejtësisë i Belgjikës tha se është
hera e pare që në një gjykatë belge vritet një gjykatës. Dihet që në
ndërtesat belge të drejtësisë nuk ka masa të forta
voa