PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e shtunë, në shtypin shqiptar:

Gazeta "Shqip":

   FULE: PRESIM ZGJIDHJEN PS-PD

    Kur kanë kaluar dy javë nga takimi i Strasburgut mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, me ndërmjetësimin e komisionarit për Zgjerimin, Stefan Fule, gjithçka duket se është në vendnumëro. Palët në Shqipëri nuk po thonë asgjë të re për arritjen e ndonjë rezultati konkret edhe pse është bërë e qartë se kjo mund të rrezikojë statusin e vendit kandidat.

Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

Oficerët për gradat: Lista u shpall dhe u zhduk pas 6 orësh
I sëmuri mendor bën masakër në spitalin e Vlorës / Plagos tre punonjëse
Intervistë / Beja: Opozita çoi krizën e brendshme në Bruksel

Gazeta "Shekulli":

   PS< PROTESTA NËSE NUK KA ZGJIDHJE

   Berisha ikën në Gjermani, Rama tur falënderimesh: Rruga e protestave është e hapur. Partia Socialiste është e gatshme t’i rikthehet protestave nëse zgjidhja e dëshiruar nuk do të vijë nëpërmjet dialogut. Kreu socialist Edi Rama, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët ka pohuar dje se opozita nuk tërhiqet nga beteja e saj dhe se protesta mbetet një opsion i mundur për sa kohë që maxhoranca vijon të bëjë veshin e shurdhër për kërkesën për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.  

Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

Intervista / Ramiz Alia: Pse vrau veten Mehmet Shehu
Gjykata greke: Liljana Kondakçi të ekstradohet në Itali – Këngëtarja u dënua me dy vjet e 8 muaj

Vendimi / Gjykata heq sekuestron e Gërdecit

“Gazeta Shqiptare":

   PAGAT DHE PENSIONET – BIE PREMTIMI, TANI RRITEN SA INFLACIONI ME 3 %

   Berisha tërhiqet, në mars lajmëroi rritje me 10 % për pagat dhe pensionet, në maj shifra reduktohet. Ministria e Financave paralajmëron se në qershor do të ketë vetëm indeksim të tyre.  

   Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

Valbona Çoba: Emocion kur u vesha nuse, dua të kem një fëmijë
Ultimatumi / Fyle: Krizën ta zgjidhin Berisha-Rama. Kreu i PS: Gati protesta

Opinioni i ditës / Nga Anila Basha: Dështimi i grevës së PS-së

Gazeta "Koha Jonë":

   KAOS RRUGOR NË KRYEQYTET; BANORËT: RAMA ËSHTË ÇMENDUR

    Eksperimentet e njëpasnjëshme të Bashkisë, drejtuar nga kreu socialist, sjellin rrëmujë në trafikun e Tiranës dhe reagime të ashpra të qytetarëve. PD: Rrugët janë kthyer në burim vuajtjesh. Reagon PS: Qeveria kërkon të largojë vëmendjen, nga kriza politiko-ekonomike.

    Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

Lista emërore e aplikantëve për punësim sezonal në Greqi
Kodi i Punës / Ekspertët: Greva u urisë, pagesa ndalohet me ligj
Debati / Ministri Arben Imami: Rrëzimi i Kostës ishte votim politik

Gazeta "Panorama"

    ZBARDHEN AFATET E BE-SË PËR HEQJEN E VIZAVE

    Kontrolli në Korrik / Misioni i fundit i BE-së do vizitojë Tiranën javën e parë të korrikut për 24 orë, për të parë realizimin e tre kushteve të fundit. Brenda gushtit hartohet raporti përfundimtar. Radha e veprimeve në shtator, tetor dhe nëntor. Ministri Basha: “Asnjë vend i BE-së nuk është skeptik. Nuk ka pengesa politike për procesin”.

    Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete;

Klodi ngre shoqatë homoseksualësh; Uithers: Politikanët heshtën në rastin e tij

Ramiz Alia: Testamenti që më la Enveri dhe mëkati i Mehmet Shehut

Vrasja në gjykatën belge, autori s’ishte shqiptar

Gazeta “Bota sot”

KFOR-i NEUTRAL VETËM NDAJ KOSOVËS, JO NDAJ SERBISË
Takimi Bentler-Miletiq, shkelje e sovranitetit të Kosovës

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Sistemi prokurorial dhe gjyqësor duhet të bëjnë punën e vet
Rugovizmi, LDK-ja e traditës dhe e të ardhmes

Gazeta “Epoka e re”

EQREM KRYEZIU: SOT, SHANSI
Këshilli i Përgjithshëm është shans për forcimin e LDK-së

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Sejdiu: Politika, jashtë sistemit gjyqësor
Sot testi i maturës

Gazeta “Express”

HISE NË TREPÇË
Anglezët pretendojnë se është pronë e tyre. Burime të Express-it thonë se princi Michael i Kentit me një delegacion biznesmenësh nga Britania e Madhe ka ardhur në Kosovë për të dëshmuar pronësinë mbi minierën Trepça. Në AKP s’dinë gjë. Faktet historike tregojnë se kompania angleze Selection Trust Ltd, ka eksploruar mes dy luftërave botërore këtë minierë.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Juristi i matur
Parazitët e Universitetit

Gazeta “Koha ditore”

ARRESTIMET PRITET TË NISIN JAVËN E ARDHSHME
Burime diplomatike kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se hetimet e EULEX-it kanë ardhur deri në fazën që gjatë ditëve të ardhshme të bëhen arrestimet e para. Nuk është mohuar mundësia që të arrestuarit të jenë nga “rasti Limaj”, mirëpo hetuesit e EULEX-it janë duke hetuar intensivisht edhe dy ministra të tjerë

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
“EULEX-i joserioz, heton me dëshmi të personit të vdekur”
Avokati Tomë Gashi dënohet 6 muaj burgim me kusht

Gazeta “Kosova Sot”

DY MILIONERËT E GJYKATAVE
Një gjyqtar i një gjykate komunale dhe një i Gjykatës Kushtetuese kanë deklaruar pasuri në vlerë mbi 1 milion euro

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
50 milionë humbje në veri
Në vendnumëro

Gazeta “Lajm”

NUK MBAHEN GJYSMA E LIGJËRATAVE
Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të Qendrës “Studim, kritikë, veprim”, të premten kanë publikuar një raport, nga i cili është konstatuar se nuk janë mbajtur mbi 50 për qind të ligjëratave të planifikuara për muajin maj në Fakultetin Ekonomik, Juridik, si dhe në Fakultetin Filozofik. Në mesin e këtyre emrave të publikuar janë edhe emrat e politikanëve të vendit, madje edhe të vetë dekanëve të fakulteteve

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Anekdota e presidentit
Tregu i punës me defekte

Gazeta “Zëri”

FRIKË NGA LUFTIMI I KORRUPSIONIT
EULEX-i është nën presion nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar që frikohet se hetimet e ministrave mund të ndikojnë në stabilitetin politik

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
KQZ shumë shpejt me kryesues
Shefat e prokurimit të paprekshëm


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek