Shqipëria dhe Rumania, pritet të nënshkruajnë marrveshje të rëndesishme

Shqipëria dhe Rumania, pritet të nënshkruajnë marrveshje të rëndesishme

Me ftesë të Presidentit Topi, nesër mbërrin në Shqipëri për një vizitë zyrtare njëditore, Presidenti i Republikës së Rumanisë, Trajan Basesku.
Presidenti rumun, Basesku dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron do të priten me një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës. Pas takimeve të parashikuara në agjendën e dy Presidentëve, në prani të tyre pritet të nënshkruhet “Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Komunikacionit dhe Informacionit të Teknologjisë”, si dhe “Protokolli i Bashkëpunimit midis Porteve”. Në vijim, dy Presidentët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Presidenti rumun do të takohet dhe me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Në tjetër takim, ai me komunitetin arumun që jeton në vendin tonë, do të përmbyllë vizitën zyrtare njëditore të Presidenti rumun Basesku në Shqipëri.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek