Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë
të shtypit shqiptar të publikuara të martën:
Gazeta
"Shqip"
BORCHARD: KRIZA "NGRIN"
INTEGRIMIN
Kryediplomati flet për situatën politike:
Vizat deri në fund të vitit.
Ambasadori gjerman: "Dy kapitenët duhet
të luajnë në mënyrë të shkëlqyer topin në fushën e tyre drejt rrjetës së
BE"".
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
-Berisha:
PS të pranojë heqjen e imunitetit.
-Godo, dëshmi për
"Tivarin" dhe masakrat e tjera
Gazeta "Panorama"
LEGALLIZIMET,
2 MIJË FITUESIT NË TIRANË
Dosjet në të gjitha njësitë bashkiake.
Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Tiranë ka përfunduar dokumentacionin
tekniko-ligjor për 2000 familje, të cilave iu legalizohet pasuria dhe
duhet të paraqiten për të shlyer detyrimin financiar.
Tituj
të tjerë të kësaj gazete:
-PD, komision hetimor për
"Tivarin". Godo UDB vriste kosovarët në radhët e partizanëve
-Berisha
ofertë PS-së: Të ndryshojmë Kushtetutën e Kodin Penal
Gazeta "Koha
Jonë"
RAMA 20-FISHON TAKSAT NË TIRANË
Rritja
e taksave vendore është shndërruar në një problem serioz për bizneset e
Tiranës, veçanërisht ato që kanë të ardhura sa për të mbajtur familjet e
tyre.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
-PS:
Skema e re për anëtarësimet, tani dhe on-line pa pagese
-Provimi i lirimit, përgjigjet e testit për Gjuhën Shqipe
Gazeta
"Shekulli"
DEPUTETËT E PS, LETËR
AMBASADORËVE
Prej 9-muajsh, deputetëve të majtë iu mbahet paga.
Deputetët do informojnë ambasadorët për trajtimin financiar të Kuvendit.
Kriza, Rama e Veliaj takohen në londër me Toni Bler dhe stafin e
tij.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
-Berisha:
hetim Ramiz Alisë për "Tivarin"
-Abasadori: Zgjidhni
krizën ose rrezikoni statusin
Gazeta 55
RAMA ,
MEZI PO PRET BOTËRORIN E FUTBOLLIT QË TË ZBUSË EFEKTIN E DËSHTIMIT
Pas
kapitullimit zyrtar dhe turit të mëshirës, që s'po ka suskes nëpër
fshatrat e sallat e mbyllura, Edi Rama është sërish në gjysmëilegalitet.
Gazeta
"Integrimi"
ZV/MINISTRI POLAK : ESHTE
IMPRESIONUESE SHPEJTËSIA E ZHVILLIMIT TË EKONOMISË SHQIPTARE
Zëvendësministri
i Ekonomisë së Polonisë, Rafal Baniak në vizitën e tij në Tiranë
deklarom: Shqipëria dhe Polonia të vetmet vende të Evropës që patën
rritej ekonomike
Gazeta Rilindja Demokratike
TOM
DOSHI RREZIKON BURGUN, PADITET NË PROKURORI NGA PD
Grupi
parlamentar i referohet nenit 238 të Kodit Penal, sipas të cilit për
veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës parashikohet dënim edhe
me heqje lirie.
Gazeta Zëri i Popullit
BORCHARD:
ZGJIDHNI KRIZËN, OSE LARG BE
Ndërkombëtarët nuk reshtin
ndaj Berishës dhe qeverisë së tij të dështuar.
Gazeta “Bota sot”
MASAKRA E TIVARIT, GJENOCID I PASTËR SERB
Kryeministri Berisha kërkon ngritjen e komisionit hetimor për masakrën e
Tivarit
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Ligji e drejton shtetin, ne jemi në shërbim të ligjit
Topalli: Jam shqiptare, prandaj loboj për Pavarësinë e Kosovës
Gazeta “Epoka e re”
SHKOJNË DEDAJ, BLAKAJ DHE SYLANI
Është përmbyllur procesi i riformatimit të Qeverisë së Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Rasmussen: Kosova në rrugë të mirë
EULEX-it i zgjatet mandati deri në 2012-n
Gazeta “Express”
LUFTË E PASTËR
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është e drejtuar
kundër ndonjë partie politike, por kundër një të keqe që nuk ka as
ngjyra politike e as etnike. Për këtë askush nuk duhet të ndihet i
frikësuar. Do të ndëshkohen vetëm ata për të cilët ka fakte. Në këto
përpjekje duhet të më bashkohen të gjithë, pa dallime politike.
Kryeministri Hashim Thaçi flet për Express.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Vdekja e tretë
Hetohen tenderët
Gazeta “Koha ditore”
EULEX: PËR NJË TENDER, RYSHFETI 10-13 PËR QIND
Në urdhrin për bastisje të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë
thuhet se ministri Fatmir Limaj nëpërmjet shefit të prokurimit, Nexhat
Krasniqi, i kishte kërkuar dëshmitarit Mehmet Shkodra pagesën e parave
që kapin vlerën prej 10 deri në 13 për qind të shumës së përgjithshme të
tenderit të premtuar. Shkodra nuk kishte pranuar që të paguante paratë,
dhe si pasojë kompania e tij kurrë nuk kishte mundur të fitonte asnjë
tender. Ai thuhet se kishte zhvilluar tetë takime dhe biseda telefonike
me vetë ministrin Limaj
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Deputetët e Kosovës, unik për benificionet e tyre
Thaçi “forcon” Qeverinë, sjellë nëntë zv. ministra të rinj
Gazeta “Kosova Sot”
PARTNERËT NUK DINË GJË PËR ARRESTIME
Zëvendëskryeministrat e Kosovës, nga PDK-ja dhe LDK-ja, nuk kanë asnjë
informacion se dikush nga kabineti qeveritar mund të jetë në shënjestrën
e EULEX-it, që të arrestohet për korrupsion
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Partitë duan ligj të ri për zgjedhjet
Prokurori Sabri Ademi censuron informacionin
Gazeta “Lajm”
REBELIMI PËR INTERESA TË NGUSHTA
Anëtarët e partive politike rebelohen vetëm atëherë kur e humbin
mbështetjen. Bëjnë zhurmë kur atyre u censurohen interesat personale dhe
kur u rrezikohet karrigia, por jo subjekti i tyre politik devijon nga
programi apo profilizimi. Vajtje-ardhjet nga njëra parti në tjetrën nga
disa konsiderohen normale, e disa të tjerë i vlerësojnë si të
pamoralshme. Që të gjithë e kanë gojën plotë reforma, e ato askund
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
EULEX-i heton tenderët në Gjilan
The End riformatimi
Gazeta “Zëri”
KUSHTËZOHET LOBIMI PËR NJOHJE
Kosova do të ketë strategjinë e veprimit diplomatik pas GJND-së
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete
Kabineti Thaçi, 335 mijë euro paga retroaktive
Thaçi emëron nënë zëvendësministra
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |