Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të enjten:
Gazeta "Panorama"
ULEN SHPENZIMET/PAGAT DHE PENSIONET, SA DO TË RRITEN MË 1 KORRIK
Konfirmohet shtesa/Qeveria do të zvogëlojë shpenzimet e buxhetit, por do të rrisë pagat dhe pensionet. Sipas projektit të anançuar dje nga Berisha, pritet që buxheti të shkurtohet me 20 përqind në të gjitha ministritë. Parashikohet që rritja e pagave të bëhet në tre nivele, ku rrogat e ulëta të administratës të rriten me 10 përqind, pagat mesatare me 4 përqind, ndërsa pagat e larta me 1 përqind. Rritje të diferencuar nga 1 korriku edhe për pensionet.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Debati në Grupin Parlamentar të PS-së. Zgjidhet
nënkryetari i Kuvendit dhe krerët e Komisioneve
SHBA:
Berisha është legjitim, por duhen hapa për pajtim
Privatizimi
i aseteve publike, skemë e re për ish-pronarët
Gazeta
"Shqip"
BE, TAKIM I RI PËR KRIZËN
Grupi Parlamentar i Partive Popullore dhe i Partisë Socialiste Europiane ka diskutuar për tekstin e draftit final. Rama: Priten lajme të këqia. Berisha: Kultura e Bllokut dhunon votën.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Debat
në Grupin e PS-së, Fino propozon Blushin
Trafiku në
Tiranë/Policia i shkruan Ramës për sheshin dhe rrugët e bllokuara
Pollo: Paratë e donatorëve, me skemë të re
Gazeta "Koha Jonë"
SHBA: BERISHA, NJË UDHËHEQËS LEGJITIM
Intervista/Xhejms Stajnberg tha dje nga Uashingtoni se "Kryeministri është udhëheqësi legjitim i vendit" dhe kërkoi që "të shikojmë përpara". Vlerëson se ekzistojnë hapa që mund të bëhen për arritjen e pajtimit mes forcave politike në Shqipëri. Zv.sekretari Amerikan i Shtetit i bëri thirrje pozitës e opozitës të tregojnë elasticitet që vendi të ecë përpara.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Berisha: "Rama ka kthyer kulturën e Bllokut në
PS"
Zv.kryeministri/Meta: Trafiku dhe menaxhimi i tij
në Tiranë, skandaloz
Vëzhgim/Trafiku i
Tiranës, si "breshka në garë"
Gazeta "Shekulli"
PS ZGJEDH STRUKTURAT E REJA, JA EMRAT
Grupi i PS-së me 4 nënkryetarë, zgjidhen krerët e komisioneve. Dokle, nënkryetar i Kuvendit, Fino propozoi Blushin.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Paga e pensione rriten më 1 korrik
Kriza politike/Berisha:
Rama po rikthen politikën e "Bllokut"
Kriza politike/Edi Rama:
Kompromis, por kusht transparenca
Gazeta "Rilindja Demokratike"
MESAZHI I SHBA: TË ECET PARA, BERISHA, UDHËHEQËS LEGJITIM
Zëvendëssekretari i Shtetit, James Stajnberg, deklaron mbështetjen amerikane ndaj përpjekjeve të PE për të lehtësuar mirëkuptimin mes palëve. "Shqipëria është në prag të disa hapave që mund ta forcojnë të ardhmen e saj europiane, krahas anëtarësimit në NATO". Departamenti i Shtetit kërkon që përpjekjet e Shqipërisë për afrim në BE të mos pengohen.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Kultura e bllokut në PS, propagandë moniste
antieuropiane
Gati
rritja më e madhe e pagave dhe pensioneve. I sëmuri i PS-së: Ja
kriza.
Policia-Ramës:
Trafiku po përkeqësohet, merr masa
Gazeta "Integrimi"
MË 20 QERSHOR, NIS GARA PËR KRYETARIN E RI TË LSI-së SË TIRANËS
Strukturat drejtuese të LSI-së kanë zyrtarizuar nisjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të LSI-së së Tiranës dhe të 11 njësive bashkiake. Proçesi i shpalljes së kandidaturave do të nisë më 20 qershor dhe do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj më 26 shtator. Meta: proçesi i hapur. Zgjedhjet, ripërtëritje dhe konsolidim organizativ i LSI-së në kryeqytet.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Më 1 korrik, rritja më e madhe e rrogave dhe
pensioneve për 820 mijë qytetarë shqiptarë
Sheshi/Policia e
Shtetit, letër kryebashkiakut Rama: Trafiku rrugor në kaos, duhet
zgjidhje
Luan Rama:
Proçesi zgjedhor në parti i shërben fuqizimit të strukturave të LSI-së
Gazeta "Zëri i Popullit"
SVOBODA: PRESIM PROPOZIMET PËR KOMPROMISIN E ZGJIDHJES SË KRIZËS
Përfaqësuesi i lartë i PE kërkon që zgjidhja të vijë nga partitë politike në Shqipëri.
Tituj të tjerë të kësaj gazete:
Rama: Kriza e shkaktuar nga korrupsioni i papërmbajtur i oborrit
Berisha
Politikë/Grupi i PS-së zgjedh drejtuesit në
Parlament
Kalendari i
ndeshjeve të "Afrika e Jugut 2010"
Gazeta “Bota sot”
BUKOSHI: LE TË PRIJË KRYEMINISTRI DHE TË SHKOJMË NË LEPOSAVIQ!
Për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Nuk jam ‘zëvendës’ sa për numër as në parti, as në Qeveri!
Sejdiu mbështet shënjestrimin e shkelësve të ligjit
Gazeta “Epoka e re”
NDODHI EDHE KJO SIPAS KTV-së, TASH LIMAJ DOLI PERFEKT!
Gjërat po zbardhen, hetimet ndërkombëtare e nxjerrin të pastër jo vetëm
ministrin Limaj, por edhe aktivitetet e prokurimit.Ndërkohë, televizioni
më i përfshirë në propagandë kundër Limajt, KTV, e ka rrotulluar
‘trakën’. Duke thirrur në fakte ndryshe
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Zogaj ka lënë një vepër të madhe
Lirohet Latif Gashi, shkon për trajtim kirurgjikal në Shqipëri
Gazeta “Express”
JO EDHE PIKË
ICO është e shqetësuar që Qeveria synon ta ndërtojë autostradën me
para të privatizimit dhe të pensioneve. Piter Feith përsëri i ka shkruar
ministrit Ahmet Shala.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Të gjithë në shënjestër
Në kërkim të urdhëruesve
Gazeta “Koha Ditore”
TRE AMBASADORË,PARA SHKARKIMIT
Zyrtarë të lartë të Qeverisë kanë bërë të ditur se,së paku, tre
ambsadorë do të shkarkohen për shkak të performancës jo të mirë gjatë
ushtrimit të detyrës zyrtare.
.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Sejdiu: Ligji nuk mund të jetë për dikë nënë e për dikë njerkë
Arrestohen për korrupsion tre zyrtarë të ulët
Gazeta “Kosova Sot”
TENDEROMANIA RREZIKON BIZNESET
Përvec politikave joefikase dhe ambientit jofamiljar për bizneset dhe
investitorët, ekonominë e këtij vendi i kanë dërrmuar korrupsioni dhe
favorizimet partiake në aktivitetet e prokurimit.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Makifete Saliuka dhe i kryetarit Nuhi
Uka
Shala akuzon deputetet
Gazeta “Lajm”
AUDITORI S’KA KAPACITETE
Mungesa e kapaciteteve njerëzore për t’i kryer të gjitha auditivet ka
bërë që, për 141 528 euro, Zyra e Auditorit Gjeneral t’i angazhojë
kompanitë “Deloitte&Touche”, “KPMG Albania shpk” dhe “Grant
Thornton” për ta kryer auditivin e disa komunave dhe institucioneve
buxhetore.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Pozicione të betonuara
Term i ri-pasojë e përkthimit
Gazeta “Zëri”
OPOZITA: THACI SHFAJËSOHET
Analisti Ramush Tahiri vlerëson se fjalimi i kryeministrit është i
përkthyer.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kryeministri lë vetëm mysafirin slloven
Feith s’lejon kthimin e fondit pensional
| Tiranë | 3 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |