Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė sanksione per Iranin

Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė sanksione per Iranin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot me sanksione Iranin, për të 4-ten herë që prej vitit 2006, për t’a bindur të ndërpresë aktivitetet bërthamore dhe siguruar komunitetin ndërkombëtar për natyrën paqësore të programit të tij bërthamor. Këshilli i Sigurimit miratoi Rezoluten 1929 me 12 vota pro, dy kundër dhe një abstenim. Brazili dhe Turqia votuan kundër, Libani abstenoi. Kjo rezolutë parashikon se Irani nuk mund të investojë në vende të tjera për aktivitete të ndjeshme si mina uraniumi dhe se anijet e tij mund të inspektohen në det. Rezoluta i ndalon Iranit shitjen e tipeve të reja të armatimeve të rënda, veçanërisht tanke.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek