Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha vleresoi në Kuvend se p/ligji "Për
mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar të familjarëve të personave,
rënë në krye të detyrës" vendos një standard europian.
"Për herë të parë vendosim një standart të standarteve europiane, duke u
rialokuar familjeve të të rënëve në krye të detyrës, rrogën e plotë të
prindit, bashkëshortit, të birit apo bijës dhe çdo rritje të kësaj
rroge, deri në përmbushjen e kushteve të moshës madhore për fëmijët",
tha Basha, duke vlerësuar dhe konsensusin e opozitës për këtë p/ligj.
ShtypiDites