Gazeta “Bota sot”
SEJDIU: 12 QERSHORI, FUNDI I REGJIMIT BRUTAL DHE FILLIMI I LIRISË
Festa e lirisë së Kosovës
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi optimist, për Kosovën po hapet një kapitull i ri
Qeveria merr përkrahjen e SHBA-ve për të luftuar krimin e organizuar
Gazeta “Epoka e re”
DITA E ÇLIRIMIT DHE DILEMA
Krasniqi: Dita e çlirimit nuk është para 20 qershorit. Ne shqiptarët
duhet të lirohemi nga përrallat
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
SHBA përkrah Kosovën për integrimet euroatlantike
A e ka lënë hijen mbrapa Halit Muharremi në Këshillin Gjyqësor të
Kosovës?
Gazeta “Express”
TRIUMF I DREJTËSISË
Arben Berisha u gjet fajtor për vrasjen e policit Triumf Riza. Ai u
dënua me 40 vjet burg. I akuzuari tjetër, Fitim Avdiu me 10 vjet heqje
lirie. Për këtë vrasje kërkohen edhe Enver Sekiraqa, Rrahim e Ilir
Abdullahu. Babai i Triumfit, Shefqeti, mendon se rasti i djalit të tij
nuk është ndriçuar në tërësi.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Pa pikë t’marres
Hakmarrja e Salihajt
Gazeta “Koha ditore”
JOHNSON:ARRESTIMET NUK SJELLIN DESTABILIZIM
“Asnjë arrestim nuk do ta destabilizonte Qeverinë, sepse po bëhen
përpjekje për ta sforcuar sundimin e rendit dhe të ligjit. Nëse Kosova
ndërton institucione të forta për sundimin e rendit dhe të ligjit, ky do
të ishte hap pozitiv”, është shprehur Johnson
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Hysa: KFOR-i, EULEX-i, të mos shpërfillin veprimet e Serbisë në veri
Gazeta “Kosova Sot”
VERA SJELL LIGJIN PËR NDËRTIMET PA LEJE
Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir
Jagcilar, për “Kosova Sot”, ka thënë se projektligji tanimë është në
fazën e fundit të hartimit të tij dhe se shumë shpejt pritet të dërgohet
në qeveri për miratim dhe pastaj në Kuvendin e Kosovës. “Nuk është
problemi te koha, sepse ky ligj është tash krejtësisht i ri, është një
ligj për të cilin tash e sa vjet është përfolur, por tanimë nevojiten
edhe disa finesa të trajtohen në këtë ligj dhe pastaj të dërgohet në
Qeveri dhe nuk e besoj se kjo do të shkojë më shumë se një muaj ose dy
muaj më së largu”, ka deklaruar ministri i MAPH-së Mahir Jagcilar
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
AKP, dobët me investime
Pas GJND-së, njohje të reja
Gazeta “Lajm”
NË PRITJE TË MENDIMIT TË DYKUPTIMTË
Përfaqësuesi amerikan në GJND, Thomas Buergenthal, ka dhënë dorëheqje
për arsye personale. Dorëheqja e tij nuk pritet të ketë ndikim në
opinionin e GJND-së për Kosovën apo ta vonojë atë, meqë Buergenthali do
të jetë në panel deri më 5 shtator. Institucionet e Kosovës, në
bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, kanë filluar një fushatë lotuese
për njohje të reja, para se të shpallet mendimi i GJND-së
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
50 vjet burgim
Nafta jocilësore
Gazeta “Zëri”
PDK KA PUNË ME VETVETEN
Përveç menaxhimit të situatës në qeverisje, PDK-së shumë shpejt do t’i
duhet të qetësojë gjakrat brenda vetes
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Diplomat e policëve s’njihen askund
SHBA ndihmon në luftimin e krimit
ShtypiDites,kosovapres