Gjermani: Christian Wulff, u zgjodh president i vendit

Gjermani: Christian Wulff, u zgjodh president i vendit

Konservatori gjerman, Christian Wulff, u zgjodh president i vendit të mërkurën në mbrëmje, me votat e parlamentit. Wulff u zgjodh ne kete post pas dy raundesh të dështuara, ndersa kishte si rivale kandidatët Joachim Gauck dhe Lukrezia Jochimsen. Në dy raundet e para, Wulff, 51 vjeç, deri tani kryeministër i rajonit të Saksonisë së Poshtme, nuk arriti të merrte shumicën absolute të votave nga asambleja federale, kolegji me 1 244 zgjedhës. Dështimi i dy raundeve të para u konsiderua dhe si një dështim i kancelares gjermane, Merkel në përpjekjet e saj për të zgjedhur Christian Wulff, që tregon tensionet në koalicion.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek