Paraditen e së shtunës, 4 vjecari Mirsad Mustafa, përmbylli pushimet në Durrës, ku prej 15 ditësh ishte me prindërit, 3 motrat dhe vëllain e tij. Kthimi në shtëpi në Fushë Arrëz, pasditen e djeshme u kthye në tragjedi për familjen Mustafa dhe shumë të tjera që udhëtonin në autobusin e linjës Durrës-Fushë Arrëz, që u përmbys në një humnerë në Gjegjan, me pasojë 14 viktima. Mirsadi i mbijetuari i tragjedise, ka humbur në këtë aksident prindërit dhe një nga motrat e tij, ndërsa dy të tjerat dhe vëllai ndodhen bashkë me të, në spitalin Ushtarak. “Jam i kënaqur se në Durrës mësova notin”, tregon 4 vjecari për vizitorët, që nuk e di ende se prindërit dhe një nga motrat nuk do të jenë më pranë tij.
Ilir Prendi 10 vjeç dhe Gentjan Mici, 20 vjeç, dy nga udhetaret në autobusin e linjës Durres- Fushë Arrëz, te plagosur nga aksidenti ku humbën jetën 14 persona, jane jashte rrzikut per jeten. Ndersa 10-vjecari Prendi e la spitalin rajonal te Shkodres sot ne mengjes, pritet qe edhe tjetri te largohet se shpejti. Drejtori i Spitalit, Namik Kamberi tha për ATSH-në, se menjëherë pas marrjes së lajmit të aksidentit automobilistik, i gjithë personeli i spitalit ka kaluar në gjendje gatishmërie.
Presidenti Bamir Topi vizitoi të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Fushë Arrëz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin ushtarak në Tiranë. "Ndihem shumë i lënduar për këtë aksident me përmasa tragjike. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke qenë pranë tyre në këto momente të vështira. Uroj që të plagosurit të dalin nga gjendja kritike", tha Presidenti Topi. Një autobus me pasagjerë ra dje pasdite në humnerë ne fshatin Dom te komunes Gjegjan ne rrethin e Pukes. Deri në mbrëmje, si pasojë e këtij aksidenti janë regjistruar 14 viktima, ndërsa 12 të tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Kryeministri Berisha zhvilloi sot vizita ngushëllimi tek familjet e prekura rëndë nga tragjedia e djeshme në Fushë Arrëz dhe dy fshatrat, Shkozë dhe Gion. "E gjithe Shqiperia eshte sot ne zi", tha Berisha, duke cilesuar ngjarjen e mbremshme, "një tragjedi" ne viziten tek familja Mustafa, qe ka humbur tre pjesetare. Në fshatrat Shkozë dhe Gion, kryeministri ngushelloi familjet Marku, Gjini dhe Gjergji. “Kete drame e ndani sot me te gjithe shqiptaret, qe qajne dhe luten me ju per njerezit qe nuk i keni dhe ata qe ndodhen ne spital", tha Berisha.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |