Londėr: Ēifti i zezakėve sjell nė jetė fėmijėn e bardhė

Londėr: Ēifti i zezakėve sjell nė jetė fėmijėn e bardhė

Një çift britanikësh me prejardhje nga Nigeria priti me padurim foshnjën e porsalindur. Po askush nuk priste që foshnja me prindër me ngjyrë të kishte lëkurë të bardhë, sy të kaltër dhe flokë të bardhë. Vajza e porsalindur, Nmachi Ihegboro, ka mahnitur ekspertët e gjenetikës. Babai i saj, Ben, 44 vjeç, thotë se "që nga dita që ka lindur, nuk mund t’ia ndajmë sytë Nmachit".Ben i tha një gazete britanike se fillimisht ishte tronditur pas lindjes së Nmachit bile edhe ishte mahnitur duke e pyetur gruan nëse ky fëmijë ishte i tiji. "Bashkëshortja ime është besnike. Edhe sikur të mos ishte, bebja nuk do të dukej kështu", thotë Ben.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek