<!-- @page { margin: 0.79in } P { margin-bottom: 0.08in } -->
S hkollat e mesme do të qëndrojnë hapur edhe të shtunave. Kjo në mënyrë që të gjithë kandidatët për t'u
bërë pjesë e universiteteve të arrijnë ta plotësojnë dhe dorëzojnë atë në kohë, pasi të kenë bërë një përzgjedhje sa më objektive.
Sipas burimeve nga MASH, të gjithë maturantët, do të kenë mundësi që deri në datën 2 gusht, të plotësojnë formularin A2, i cili është kriteri kryesor për t'u regjistruar në një nga universitetet shqiptare. Kështu, maturantët kanë edhe 5 ditë afat Maturantët, edhe 5 ditë kohë për të plotësuar formularin A2
për të plotësuar këtë formular, pasi sipas burimeve pranë MASH, shkollat e mesme do të qëndrojnë
hapur edhe ditën e shtunë dhe të diel. Në gjimnazet e Tiranës, formulari A2 pothuajse është tërhequr to-
talisht nga kandidatët, ndërkohë që të gjithë maturantëve u është lënë mundësia për ta fotokopjuar
atë, me qëllim shmangien e gabimeve gjatë plotësimit të tij. "Nxënësit i kanë marrë formularët, i kanë tërhequr.
Fillimisht u kemi dhënë kopje që të jenë më të kujdesshëm në plotësimin e formularit A2, pavarësisht se sivjet plotësimi i formularit A2 ka shumë prioritete siç është fakti që kanë të tëra pikët në dorë, ato të provimeve të detyruara, mesataren dhe provimet me zgjedhje. Kështu që çdo nxënës është në gjendje të
bëjë një llogaritje shumë të saktë të maksimumit të pikëve që ka", shprehen mësuesit. Për sa i përket maturantëve, të cilët ende nuk kanë marrë përgjigjet e provimeve me zgjedhje burime zyrtare pranë Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se ato do të jenë gati brenda 24 orëve. Ndërkohë që, po këto burime thonë se, edhe këtë vit nuk janë përjashtuar rastet e kopjeve, të cilat po shqyrtohen test pas testi nga strukturat e arsimit.
| Tiranë | 7 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |