Në Kosovë, policia e Misionit të Kombeve të Bashkuara arrestoi sot një punonjës të qeverisë në kuadër të hetimeve për korrupsion në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. Në një njoftim të EULEX-it thuhet se arrestimi pasoi bastisjen e zyrës dhe banesës private të një administratori të teknologjisë informative, i cili tashmë është në paraburgim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës.
I arrestuari akuzohet për pengim të mbledhjes së provave, thuhet në njoftimin e EULEX-it. Ky është arrestimi i parë që nga fillimi i hetimeve në Ministrinë e Transporteve në fund të prillit të këtij viti.
Hetime për korrupsion po zhvillohen edhe në institucione të tjera të Kosovës. Në kuadër të tyre në fillim të këtij muaji policia arrestoi këshilltarin e ministrit të shëndetësisë, Ilir Tolaj i cili tash po mbrohet në gjendje të lirë, ndërsa javën e kaluar policia arrestoi guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi për korrupsion. shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe larje të parave.
Sot Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka bërë të ditur zgjerimin e hetimeve ndaj zotit Rexhepi me akuza shtesë ku përfshihen "Abuzimi i pozitës zyrtare" dhe "Marrja e ryshfetit". Çështja ka të bëjë me lëshimin e licencave të punës të kompanive të sigurimit gjatë periudhës 2006-2008.
Kosova kohëve të fundit është kritikuar shpesh për mangësi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kjo shihet si një sfidat e radhës së institucioneve të saj.
| Tiranë | 5 | °C | |
| Prishtinë | -7 | °C | |
| Ulqin | -2 | °C | |
| Shkup | -7 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.20 | 142.03 |
| USD | 102.75 | 107.15 |
| GPB | 162.09 | 169.03 |
| CHF | 112.60 | 117.42 |