Greqi: Greva bllokon turistet

Greqi: Greva bllokon turistet

Të paktën 100.000 turistë grekë dhe nga vendet e Ballkanit kanë mbetur të bllokuar në pjesën veriore të Greqisë për shkak të grevës së pronarëve të kamionëve dhe të pikave te karburanteve qe sot ka hyre ne diten e peste. Sipas hotelierëve, greva ka pasur ndikime në turizmin e pjesës veriore të Greqisë pasi qindra mijëra turistë nga Ballkani si dhe grekë nga pjesa tjetër e vendit janë detyruar të vazhdojnë të qëndrojnë aty, deri ne zhbllokimin e situates. Ata kundërshtojnë masat anti-krizë të qeverisë dhe liberalizimin e një sërë profesionesh të lira në vend, sic e kërkojnë kriteret e vendosura nga BE dhe FMN.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek